Etapat e dixhitalizimit në implantologjinë moderne
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi2.6154Abstract
Teknologjia është duke u zhvilluar në mënyrë shumë të shpejtë dhe kjo gjë ka bërë të mundur që edhe dentistria të bëhet pjesë e këtij zhvillimi. Vitet e fundit më së shumti si pasojë e përmisimit të siste-meve kompjuterike dhe pajisjeve mjekësore dentare është bërë e mundur që çdo ndërhyrje të jetë më e shpejtë dhe më e saktë. Radiografia tredimensionale ka revolucionarizuar ekzaminimin e imazhit, duke bërë të mundur një ekzaminim më të mirë të strukturave anatomike dhe arkitekturës tredimen-sionale të skeletit maksilofacial. Nga ana tjetër përdorimi i ndihmës kompjuterike në dizenjim CAD dhe përdorimi i ndihmës kompjuterike në prodhim CAM kanë transformuar procesin e dizenjimit, prodhimit dhe shpërndarjes së shumë shërbimeve dentare. Për sa i përket implantologjisë si një nga specialitetet më të kërkuara dhe të studiuara në fushën e dentistrisë, zhvillimi i teknologjisë ka sjell inovacione që deri para pak kohësh as që mund ti mendonim. Nëpërmjet programeve të specializuara sot kemi mundësinë të bëjmë bashkë radiologjinë dentare, kirurgjinë implantare dhe protetikën mbi implant duke bërë të mundur të kemi ndërhyrje shumë të sakta, minimale invazive dhe shumë este-tike. Pra, jemi në epokën e implantologjisë së guiduar nga protetika. Punimi ka si qëllim paraqitjen e rrugëtimit dixhital në implantologjinë e guiduar duke shpjeguar të gjitha etapat nëpërmjet rasteve klinike.Keywords:
Planifikimi virtual i implanteve dentare, kirurgjia e guiduar implantare, dizenjimi I guidave kirurgjikaleDownloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2024-12-20
How to Cite
Menga, Y., Gravina, G., Pojani, L., & Baci, K. (2024). Etapat e dixhitalizimit në implantologjinë moderne. Optime, (2), 207–212. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6154



