Ankimi individual si instrument për kontrollin e kushtetutshmërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Autorët

  • Iris Topalli

DOI:

https://doi.org/10.55312/op.vi2.6172

Abstract

Ndonëse në një epokë post-moderne, shteti i së drejtës duhet të ishte një koncept tashmë i superuar, për fat të keq, vazhdon të jetë ende prerogativë kryesore në një botë ku mbizotëron lufta, konflikti i armatosur, krimi, korrupsioni, padrejtësitë! Shteti i së drejtës është baza mbi të cilin ndërtohet e funksionon demokracia, kufizohen pushtetet, garantohen të drejtat dhe si rrjedhojë ngrihet boshti parimor se ligjshmëria i nënshtrohet kushtetutshmërisë. Në vendet demokratike e me një të drejtë e Drejtësi Kushtetuese të zhvilluar, garantimi i shtetit të së drejtës në vetvete, realizohet përmes instrumenteve të ndryshëm juridikë mes së cilëve qëndron ankimi individual kushtetues. Ky instrument, në vendin tonë, u adoptua i zgjeruar përmes Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, që para këtij momenti, individit i garantohej vetëm e drejta për një proces të rregullt ligjor/gjyqësor. Pra dukej’ se dyert e Gjykatës Kushtetuese për individin hapeshin vetëm në kuadër të respektimit të një procesi të rregullt ligjor/gjyqësor, si dhe vetëm pasi të ishin shteruar të gjitha mjetet e tjera juridike. Me Reformën Kushtetuese, kjo e drejtë tashmë zgjerohet në dy drejtime kryesore: në atë të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (jo vetëm të së drejtës për një proces te rregullt ligjor/gjyqësor) e si rezultat dhe shtetit të së drejtës; si dhe në drejtim të mundësisë për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit/normës. Në këtë kuadër pyetjet kërkimore të këtij punimi janë: A është ankimi individual kushtetues një mjet efektiv për mbrojtjen e shtetit të së drejtës? A mund të kosiderohet ankimi individual kushtetues një instrument juridik për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit/normës? Metodologjia bazë e këtij punimi do të jetë ajo cilësore. Metodat që do të përdoren në këtë kërkim shkencor, për realizimin e qëllimit të tij, duke iu përgjigjur kështu pyetjeve kërkimore dhe duke testuar hipotezat, janë: metoda e kërkimit doktrinar, metoda e kërkimit të krahasuar, metoda e analizës jurisprudenciale.

Keywords:

ankimi individual kushtetues, shteti i së drejtës, të drejtat dhe liritë themelore, kontrolli i kushtetutshmërisë, Gjykata Kushtetuese

Downloads

Download data is not yet available.

Author Biography

Iris Topalli

Albanian University

References

  1. Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, Qershor 2015

  2. Czarnota A., (1999). The Rule of Law after Communism: Problems and Prospects in East-Central Europe (Brookfield, VT, Ashgate, 1999)

  3. Gestel, van R., Micklitz, Hans-W., & Maduro, M. P., (2013). Methodology in the new legal world, European University Institute, Florence Department of Law

  4. Hoart, N., (2013). Beginning constitutional Law

  5. Sadushi, S., (2004). Kontrolli kushtetues. Tiranë: BOTIMPEX

  6. Sadushi, S., (2012). Drejtësia Kushtetuese në Zhvillim: Trajtime Teorike dhe të Praktikës së Gjykimit Kushtetues. Tiranë: Botimet Toena

  7. Sweet, A. S., (2012). Constitutional Courts. The Oxford Handbook of Comparative Constitutional Law, OPU

  8. Traja, K., (2000). Drejtësia Kushtetuese

  9. Zaganjori, Xh., & Vorpsi, A., Biba, D., (2012), Parime kushtetuese dhe të drejta themelore në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Tiranë: Adelprint

  10. Zaganjori, Xh., Anastasi, A. & Methasni (Çani) E., (2011). Shteti i së drejtës në Kushtetutën e

  11. RSH, Tiranë

  12. Burime Parësore

  13. Legjislacion

  14. Kushtetuta e Italisë

  15. Kushtetuta e Kosovës

  16. Kushtetuta e Republikës së Shqipërsië

  17. Ligji Themelor i Republikës Federale Gjermane

  18. Ligji nr.7561, datë 29.4.1992, “ Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr. 7491, dt. 29.4.1991, “ Për dispozitat kryesore kushtetuese ”

  19. Ligji nr. 8577, dt. 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”

  20. Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

  21. Vendimi nr. 10, dt. 30.11.1994, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

  22. Vendimi nr. 53, dt. 13.11.1997, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

  23. Vendimi nr. 26, dt. 13.06.2007, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 23. Vendimi nr. 20, dt. 01.06.2011, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

  24. Vendimi nr. 10, dt. 06.03.2014, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë 25. Vendimi nr. 11, dt. 06.03.2014, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

  25. Vendimi nr. 30, dt. 25.05.2015, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

  26. Vendime të GJKFGJ

  27. BVerfGe 39/1 Vendim i Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane

  28. BVerfGe 14/61 Vendim i Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane

  29. BVerfGe 19/377 Vendim i Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane

  30. BVerfGe 54/536 Vendim i Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane

  31. Vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut

  32. Gjonbocari dhe të tjerë kundër Shqipërisë, dt. 31.03.2005

  33. Qufaj kundër Shqipërisë, dt. 22.08.2006

  34. Ruiz-Mateos kundër Spanjës, dt. 23.06.1993

  35. Marini kundër Shqipërisë, dt. 18.12.2007

  36. Shkalla kundër Shqipërisë, dt. 10.08.2011

  37. Stafford kundër Mbretërisë së Bashkuar , dt. 28.05.2002

  38. Tyrer kundër Mbretërisë së Bashkuar , dt. 25.04.1978

Downloads

Published

2024-12-20

How to Cite

Topalli, I. (2024). Ankimi individual si instrument për kontrollin e kushtetutshmërisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Optime, (2), 334–339. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6172

Numër

Section

Artikuj

Categories