Analizë e fjalimit të Churchill-it në Fulton dhe sendërtimi i parashikimeve të tij

Auteurs

  • Jeton Arifi

DOI :

https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3729

Résumé

Fjalimi i Winston Churchill në Kolegjin Westminster në Fulton të Missourit shënon thellimin e tensioneve midis demokracive perëndimore dhe Bashkimit Sovjetik, gjersa aleanca e lidhur gjatë luftës u kthye në armiqësi të llojit të vet në kohë paqeje. Përderisa fjalimi i tij njihet si fjalimi i “Perdes së Hekurt”, me plot të drejtë konkludohet se ai, në fakt, shënon fillimin e Luftës së Ftohët. Pos kësaj, mendoj se vlen të përmendet që fraza e famshme “perde e hekurt” nuk u përdor për herë të parë nga Churchill-i, por nga Joseph Goebbels, ministri për Propagandë i Hitlerit, diku në fillim të vitit 1945, për ta përshkruar influencën që po vinte nga sfera sovjetike. Duke qenë i vetëdijshëm për peshën dhe rëndësinë e analizimit të këtij fjalimi historik, më poshtë, në brendi të këtij punimi, do të përpiqem të hedh sa më shumë dritë rreth të pathënave nga ky fjalim, duke mos i anashkaluar në asnjë mënyrë frazat historike të Churchillit, që do të shërbejnë si pikënisje dhe orientim i çdo studiuesi të periudhës më të ndjeshme të shekullit të kaluar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Njëkohësisht, këndvështrimin tim kritik, të paraqitur këtu në formë analize, do ta gërshetoj edhe me mendime të analistëve të politikës ndërkombëtare të shprehur nga prizmi i ditëve të sotme, duke u munduar që ky shkrim akademik të dalë si një ndërthurje argumentesh dhe kundërargumentesh. Jo rastësisht do të paraqes një biografi të shkurtër rreth veprimtarisë politike e ushtarake të Winston Churchill, sepse shpalosja e të dhënave biografike, duke u përqendruar në veprimtarinë e tij jetësore, në radhë të parë, krijon një përshtypje pozitive për autorin e fjalimit, që në këtë rast e kam objekt studimi dhe analize.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. www.Britannia.com/biographies/Winston Churchill, f. 2, 20 dhjetor 2007.

  2. Në Memorialin e Trumanit në Fulton ekziston origjinali i ftesës së Trumanit që ia kishte bërë Churchill-it për të mbajtur një fjalim në Kolegjin Westminster.

  3. www.BBC News/Education/Churchill’s “iron curtain” speech online, f. 1, 25 dhjetor 2007.

  4. Si në shënimin 5, f. 2, 25 dhjetor 2007.

  5. Vukadinoviq Radovan, Marrëdhëniet ndërkombëtare nga Lufta e Ftohet deri te Rendi i Ri Global, f. 44, KUV, Prishtine, 2007.

  6. Si në shënimin 7, f. 44.

  7. www.CNN Cold War - Reflections.htm, 03 janar 2008.

  8. Icke, David, The Biggest Secret, Bridge of Love, 1999, f. 126.

Téléchargements

Publiée

2024-01-20

Comment citer

Arifi, Jeton. 2024. « Analizë E Fjalimit Të Churchill-It Në Fulton Dhe sendërtimi I Parashikimeve Të Tij ». Kosova 48 (48). Prishtinë, Kosovë:303-21. https://doi.org/10.62609/ks.v48i48.3729.

Numéro

Rubrique

Artikuj