Të dhëna për rolin dhe pozitën e gruas në Drisht dhe Shkodër gjatë mesjetës

Auteurs

  • Teuta Peli

DOI :

https://doi.org/10.62609/ks.vi40.4098

Résumé

Për rolin dhe rëndësinë e gruas në shoqërinë mesjetare informacionet na ofrojnë një sërë dokumentesh që iu referohen ngjarjeve dhe problemeve qoftë politike, ekonomike, kulturore e më gjerë, nga periudha në fjalë. Krahas të dhënave dokumentare për pozitën dhe rolin e gruas në shoqërinë mesjetare të dhëna më rëndësi na ofrojnë edhe statutet, përkatësisht ai i Drishtit dhe i Shkodrës. Përveç rolit dhe rëndësisë së gruas në shumë çështje politike dhe ekonomike, për më tepër nga dokumentet e kohës vërejmë se gjatë mesjetës femrat kishin të drejtë edhe në hartimin e testamenteve, të merrnin pjesë në trashëgimi, si dhe t’ju linin të tjerëve pjesë nga pasuria e tyre. Për ta elaboruar këtë problem në bazë të burimeve dhe literaturës që disponojmë për pozitën e gruas në Drisht dhe Shkodër gjatë mesjetës, e kemi ndarë në tri grupe. Në grupin e parë do të prezantojmë kontributin e saj në çështjet politike dhe ekonomike, në grupin e dytë do të përfshihet e drejta e saj në trashëgimi dhe çështje të tjera që i referohen këtij problemi, dhe në grupin e tretë do të vëmë në dukje se sa hapësirë iu është dhënë përfshirjes së femrës në statutet e Shkodrës dhe të Drishtit.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Dokumente për historinë e Shqipërisë të shek. XV, vëllimi I, përgatitur nga Injac Zamputi, Luan Malltezi, Tiranë, 1987, dok. 444.

  2. Ibid., dok. 484.

  3. Ibid., dok. 485.

  4. Ibid., dok. 518.

  5. Ibid., dok. 524: “Po ju japim urdhër që edhe një herë duhet paraqiteni në praninë e zonjës Helena Strazimiri dhe birit të saj, dhe t’u parashtroni që, pasi kemi lexuar letrat tuaja të sipërthëna, me të cilat na keni shkruar se si madhëria e saj nuk pranon të na i kthejë vendet tona të Shkodrës e të Drishtit, meqë pohon se i ka marrë si gjë të veten. Po ashtu vazhdon dokumenti, nëse na premton zonja në fjalë dhe biri i saj që, në çdo kohë, do t’i lejojnë qytetarët dhe tregtarët tanë të shkojnë, të qëndrojnë, të tregtojnë në ato viset dhe vendet e thëna të saj, dhe të largohen që andej shëndosh e të sigurt, me mallrat e pasuritë e veta, dhe të blejnë në qytetet, vendet e territoret e saj drithëra, sido që të gjenden aty, dhe ti nxjerrin ato nga territoret e saj dhe t’i shpien në Venedik pa asnjë kundërshtim, dhe që asnjë njeri tjetër, cili do qoftë, të mos mund të blejë në qytetet e vendet e saj as të nxjerrë drithërat e sipërthënë, përveç tregtarëve tanë, që për hatër të zotit, do të jenë krejt të mjaftueshëm për t’i blerë të gjitha drithërat e saj”.

  6. Dokumente për historinë e Shqipërisë të shek. XV,I, dok. 538. Gjithashtu në këtë dokument thuhet: “ ...duam që ju të bëjnë çfarë të jetë e mundur me zonjën Helena Strazimiri, me ato mënyra të shkathëta e me ato fjalë të dobishme që mençuria juaj do t’i shohë me vend, që t’u jepet fund siç duhet grindjeve të lartpërmendura .Por nëse zonja Helena ngul këmbë në qëndrimin e vet të parë, duke mos dashur t’na i kthejë vendet tona të lartpërmendura që i ka shtënë në dorë ajo zonjë, atëherë, me çdo mënyrë të mundur, do të përpiqeni t’i rimerrni vendet e sipërthëna”.

  7. Ibid., dok. 541. “Duhet të përpiqeni dhe të kërkoni të bini në marrëveshje me zonjën Helen Strazimiri dhe birin e saj, d.m.th. që të duan të na kthejnë qetë e pa ngatërresa Drishtin dhe të gjitha vendkalimet e vendet e tjera që ne posedonim dhe mbanim para se zonja Helena dhe biri i saj t’i kapnin vendet në fjalë. Kurse ju nga ana tjetër, duhet t’u ktheni atyre të gjitha vendet që në çfarëdo mënyre t’i keni shtënë në dorë tani së fundi, me përjashtim të Ulqinit, nëse e keni marrë, siç u tha më lartë, se ne duam që ai vend të ruhet për nderin tonë. Por nëse zonja e thënë nuk do të kënaqej me kaq dhe do të thoshte se do atë provizion vjetor që i jepnim asaj para trazirës së tanishme, (provizionin) që është një mijë dukatesh në vit, qëllimi ynë është që, së bashku me përfaqësuesit tanë, që gjenden në ato vise, duhet të pranoni të bini në këtë ujdisje me zonjën e sipërthënë, d.m.th. se zotërimi ynë do të pranojë ta sjellë zonjën në fjalë e birin e saj në atë gjendje e kusht siç ishin para trazirës së tanishme, me përjashtim të provizionit që kishin, të cilin aspak nuk duam t’ua japim, duke pasur parasysh ato që aq marrëzisht kanë vepruar kundër nesh. Dhe në lidhje me këtë, duhet të përpiqeni, me ato mënyra të mira që mençuria juaj do t’i shohë me vend, që të mund ta arrijmë

  8. qëllimin tonë”.

  9. Archivio di Stato di Venezia, Deliberation Miste Senato, III/22v-23 (më tej: A.S.V., Del.Secr. Sen.), sipas përkthimeve që ndodhen në Arkivin e Institutit të Historisë - Tiranë, A.III./563, dok.49 (më tej: AIH).

  10. A.S.V., Del. Secr. Sen. III/51; AIH, A.III./563, dok. 94.

  11. Dokumente për historinë e Shqipërisë të shek.XV, I, dok. 26.

  12. Ibid., dok. 31.

  13. Ibid., dok. 39.

  14. Ibid., dok. 98.

  15. Ibid., dok. 99.

  16. Ibid., dok. 239. “ Unë Vlasna , e bija e të ndjerit Andre Skapudarit nga Drishti, që gjendem personalisht në Raguzë, duke marrë parasysh se im bir, dom Pjetër Spani, pas vdekjes së Nikollë Spanit, të sipërthënit baba të tij dhe burrit tim, me pasuritë e tij në të holla dhe pasuritë e tundshme, që i ka fituar me veprën e vet, martoi dy motra e veta, bijat e mia dhe të të thënit Nikollë, duke u dhënë atyre prikën e përshtatshme siç ra në marrëveshje, me burrat e tyre, në çdo mënyrë që ta lejojë e drejta, në çdo rrugë e formë që kam mundësi më mirë, me dijenitë time të saktë dhe me vullnetin tim, jo gabimisht, por lirisht dhe pasi u mendova, po i jap, po i kaloj dhe po i fal me titull

  17. donacioni midis të gjallëve, që për asnjë mosmirënjohje apo fyerje kurrë nuk do të mund të revokohej, dom Pjetër Spanit, birit tim, që është i pranishëm dhe që po merr, të gjitha pasuritë e mia, si të tundshme ashtu edhe të patundshme, kudo që të gjenden, ashtu edhe të gjitha të drejtat e mia, që më përkasin apo që për çdo arsye e shkak do të mund të më përkasin të ardhmen, qoftë me të drejtë tjetër çfarëdo qoftë dhe cilado qoftë. Kështu që i thëni dom Pjetri, biri im, si gjatë jetës sime ashtu edhe pas vdekjes sime, të mbetet posedues i patrazuar i të gjitha pasurive të mia të tundshme e të patundshme. Megjithatë nga këto pasuri do të hiqet një arë tokë që gjenden në vendin në fjalë, edhe një vresht që gjendet në Kruçe poshtë një vreshti më të madh në vendin e thënë të Kruçes. Këtë arë e këtë vresht i mbaj për t’i përdorur sipas vullnetit tim të plotë, qoftë gjatë jetës sime, qoftë në vdekjen time, ashtu siç do të më pëlqejë. Kurse të gjitha pasuritë e të drejtat e tjera të mia, siç u tha, të jenë të dom Pjetrit në fjalë, dhe ai vet si më pasuritë e veta. Zoti Stefan de Lukaris, gjykatës dhe Rusku i mjeshtër

  18. Kristoforit dëshmitarë etj”.

  19. Dokumente për historinë e Shqipërisë të shek.XV, I, dok.64.

  20. Ibid., dok. 374.

  21. Ibid., dok. 420.

  22. Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469, Onufri: Tiranë 2010, kreu: 160.

  23. Statutet e Shkodrës, kreu:186.

  24. Ibid., kreu: 196.

  25. Ibid., kreu: 265.

  26. Ibid., kreu: 200.

  27. Ibid., kreu: 201.

  28. Ibid., kreu: 202.

  29. Ibid., kreu: 256.

  30. Statutet e Shkodrës, kreu: 161.

  31. Ibid., kreu:162.

  32. Ermal Baze, Një qytet me statute, Shkodra në gjysmën e parë të shekullit XIV, Muzgu: Tiranë 2013, 168.

  33. Statutet e Shkodrës, kreu:172.

  34. Ibid., kreu:173.

  35. Ibid., kreu:166.

  36. Ibid., kreu:167.

  37. E. Baze, Një qytet me statute, 169.

  38. Statutet e Shkodrës, kreu:174: “Nëse një burrë i martuar me një grua të ligjshme nuk ka fëmijë prej saj dhe nëse burri dhe gruaja bien dakort të bënë një birësim, mund të veprojnë kështu duke adaptuar fillimisht një fëmijë të vëllait; nëse ky nuk ka fëmijë, mund të marrin fëmijën e një të afërmi që e pranon birësimin, duke u paraqitur para gjykatësve, duke sjellë dëshmitarë dhe akt noteri për birësim në fjalë. Si burri që ka grua, ashtu dhe ai që nuk ka, apo si gruaja që ka burrë dhe ao që nuk ka, kanë të drejtë t’ua kalojnë fëmijëve të birësuar të gjithë pasurinë e tyre”.

  39. Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit, përgatitur nga Musa Ahmeti & Etleva Lala, Tiranë 2009, dok. XXXVIII, f. 162. “Kur mblidhemi për drekë askush të mos guxojë të sjellë me vete ndonjë vajzë. Dënimi: dëbim prej shtatë ditësh për çdo herë. Nuk është e ndershme që të vijnë vajza në të tillë vende, edhe pse mund të jenë mbesa dhe farefis”.

Téléchargements

Publiée

2024-03-09

Comment citer

Peli, Teuta. 2024. « Të dhëna për Rolin Dhe pozitën E Gruas Në Drisht Dhe Shkodër Gjatë mesjetës ». Kosova, nᵒ 40 (mars). Prishtinë, Kosovë:36-47. https://doi.org/10.62609/ks.vi40.4098.

Numéro

Rubrique

Artikuj