Rrethanat shoqërore në Prishtinë dhe në rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi12.5828Abstract
Rrethanat shoqërore në Prishtinë dhe në rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore ishin të ngjashme me ato në pjesët e tjera të Kosovës në këtë kohë. Megjithatë, rrethanat shoqërore në Prishtinë dhe në rrethinë në këtë kohë kishin edhe specifikat e veta. Këto specifika, përvec të tjerash, kishin për bazë rregullimin administrativ-territorial të kësaj ane në këtë kohë, pozitën gjeografike. të kaluarën historike, gjendjen dhe zhvillimin ekonomik të saj etj. Kështu, Prishtina në këtë kohë u bë qendër e rëndësishme civile dhe ushtarake, që ndikoi mjaft në rrelhanat shoqërore të kë- tij rrethi. Rrethanat shoqërore në Prishtinë dhe në rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore janë trajtuar kryesisht në mbështetje të materialit arkivor të arKivave të vendit. Veçanërisht është shfrytëzuar materiali i Arkivit të Kosovës tmë se 300 kuti), që në alë kohë .shte gati i parregulluar. Po kështu janë shfrytëzuar edhe të dhëna të tjera historiografike të asaj kohe dhe të mëvonshme që kishin të bënin edhe me këtë problem me interes shkencor e shoqëror.
