Heqja e çarçafit dhe e peçës në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.62609/ks.vi12.5822Özet
Në periudhat historiko-shoqërore, një ndër format e mohimit të drejtave njerëzore elementare dhe të lirisë së femrës, ishte edhe detyrimi i mbajtjes së çarçafit dhe të peçës. Dukuria ose zakoni i mbajtjes së çarçafit nuk ishte normë e religjionit mysliman a të krishter. Rrënjët e veta i ka qysh në kohët më të vjetra. Por, në thelb dhe në përgjithësi ishte një nga format e shtypjes dhe të shfrytëzimit të femrës, kudo që u manifestua.
