Hyrje
DOI:
https://doi.org/10.71398/as.vi22.5806Abstract
Ky numër i Studimeve për artin shqyrton temën e revizionizmit, kuptuar njëkohësisht si një dukuri historike, për aq sa lufta kundër të ashtuquajturit “revizionizëm modern” (fillimisht sovjetik por më pas edhe kinez) luajti një rol vendimtar në rrugën e ndjekur nga Partia e Punës së Shqipërisë nga fillimi i viteve 1960 deri në vdekjen e Enver Hoxhës në vitin 1985, për të mos thënë deri në rënien e vetë sistemit socialist në fillim të viteve 1990 dhe, në një kuptim më të gjerë, si një përpjekje për të rishkruar historinë, rast në të cilin revizionizmi përfaqëson një shtysë që përkufizon periudhën post-socialiste po aq sa periudhën socialiste, duke u mundësuar kontribuuesve të këtij numri të hetojnë vijimësitë dhe thyerjet midis periudhave socialiste dhe postsocialiste dhe, gjithashtu, të zbulojnë se çfarë mund të na tregojnë ato për momentin bashkëkohor.



