Rreth revistës
Revista Studime për Artin është botim i Departamentit të Artit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), pjesë përbërëse e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri.
Revista Studime për artin është organ shkencor i Qendrës së Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që i ka fillesat në vitin 1995. Studime për artin trajton çështje të ngutshme si dhe probleme të rëndësisë historike që lidhen kryesisht (por jo ekskluzivisht) me artin modern dhe atë bashkëkohor shqiptar, duke favorizuar qasjet ndërdisiplinore ndaj fenomeneve artistike e kulturore më përgjithësisht. Studime për artin del një herë vit dhe që prej vitit 2020 në dy formate: në rrjet (online) me hyrje të lirë (open-access), si dhe në shtyp. Po ashtu, që prej vitit 2020 çdo numër i revistës ka një bosht tematik të caktuar, të cilit autorët duhet t’i përmbahen në shkrimet e tyre. Llojet e shkrimeve që botohen në revistën Studime për artin përfshijnë: artikuj kërkimorë-shkencorë (research articles), artikuj vlerësues (review articles), raporte projektesh, intervista, etj. Redaktorët e revistës pranojnë dorëshkrime në gjuhën shqipe ose atë angleze. Revista Studime për artin drejtohet nga Dr. Jonida Gashi.
Revista Studime për Artin është botim i Departamentit të Artit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), pjesë përbërëse e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Shqipëri.
