Seminari XXXIII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare
Abstract
Në Prishtinë, nga data 18- 30 gusht 2014 u mbajt “Seminari XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, që përkoi dhe me dyzetvjetorin e themelimit të tij. Seminari u organizua nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës. Në të morën pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Bullgaria, Rusia etj., të cilët kumtuan për çështje të gjuhës, letërsisë e kulturës shqiptare, por edhe probleme të albanologjisë në përgjithësi. Sesionet shkencore për gjuhën dhe letërsinë shqipe, të mbajtura në datat 29-30 gusht, patën dy tema bosht. Sesioni i gjuhës kishte temën “Gjuha shqipe dhe ideologjia”, ndërsa sesioni i letërsisë kishte temën “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”. Të dyja sesionet u karakterizuan nga fryma e studimore e analitike.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2014-12-10
How to Cite
Kananaj, A. (2014). Seminari XXXIII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Studime Filologjike, 1(3-4), 186–188. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3482
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
