Analizë e tipareve sintaksore në studimet e serisë dialektologjia shqiptare

Autorët

  • Enkeleida Kapia

Abstract

Në këtë studim, për analizën e tipareve sintaksore, u morën në konsideratë artikujt dialektologjikë të botuar tek seria Dialektologjia Shqiptare. Më konkretisht, tiparet që do të trajtojmë këtu janë tiparet sintaksore dalluese dhe të përbashkëta të trevave të studiuara në këtë seri. Në serinë Dialektologjia Shqiptare janë botuar gjithsej 36 studime mbi të folme nga treva të ndryshme të shqipes, por nga këto, vetëm 21 studime kanë trajtuar çështje të sintaksës së këtyre të folmeve. Kjo dëshmon që sintaksa nuk ka qenë gjithmonë në plan të parë pune, për arsye të ndryshme, të cilat janë trajtuar më parë nga ne, por janë trajtuar në këtë vëllim edhe nga punimet e R. Memushajt dhe M. Çelikut. Vihet re që përqendrimi i studimeve dialektologjike sintaksore tek Dialektologjia Shqiptare është në trevat e gegërishtes. Më konkretisht, 6 treva janë nga dialekti tosk, ndërsa 15 treva janë nga dialekti geg. Harta e mëposhtme paraqet këtë distribucion gjeografik në mënyrë grafike.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2017-06-09

How to Cite

Kapia, E. (2017). Analizë e tipareve sintaksore në studimet e serisë dialektologjia shqiptare. Studime Filologjike, 1(1-2), 99–116. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3632