Analizë e tipareve sintaksore në studimet e serisë dialektologjia shqiptare
Résumé
Në këtë studim, për analizën e tipareve sintaksore, u morën në konsideratë artikujt dialektologjikë të botuar tek seria Dialektologjia Shqiptare. Më konkretisht, tiparet që do të trajtojmë këtu janë tiparet sintaksore dalluese dhe të përbashkëta të trevave të studiuara në këtë seri. Në serinë Dialektologjia Shqiptare janë botuar gjithsej 36 studime mbi të folme nga treva të ndryshme të shqipes, por nga këto, vetëm 21 studime kanë trajtuar çështje të sintaksës së këtyre të folmeve. Kjo dëshmon që sintaksa nuk ka qenë gjithmonë në plan të parë pune, për arsye të ndryshme, të cilat janë trajtuar më parë nga ne, por janë trajtuar në këtë vëllim edhe nga punimet e R. Memushajt dhe M. Çelikut. Vihet re që përqendrimi i studimeve dialektologjike sintaksore tek Dialektologjia Shqiptare është në trevat e gegërishtes. Më konkretisht, 6 treva janë nga dialekti tosk, ndërsa 15 treva janë nga dialekti geg. Harta e mëposhtme paraqet këtë distribucion gjeografik në mënyrë grafike.Téléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2017-06-09
Comment citer
Kapia, E. (2017). Analizë e tipareve sintaksore në studimet e serisë dialektologjia shqiptare. Studime Filologjike, 1(1-2), 99–116. Consulté à l’adresse https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3632
Numéro
Rubrique
Des articles
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
