Mbi rendin e fjalëve në strukturën e frazeologjizmave të Shqipes

Autori

  • Jani Thomaj

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v20i1.2103

Abstract

Siç dihet, ndërmjet tipareve dalluese të frazeologjizmave të gjuhës, uniteti Semantik i komponentëve dhe funksioni gramatikor i frazeologjizmit në tërësi përbëjnë dy më të rëndësishmit. Megjithatë shpesh herë, kur frazeologjizmat hyjnë në fjali të ndryshme, jo vetëm nuk e ruajnë skemën, rendin e fjalëve të modelit të tyre fillestar, por edhe çpërbëhen, meqenëse këputet lidhja, uniteti semantik dhe gramatikor i frazeologjizmit: gjymtyrët e tij mund të kryejnë funksione të ndryshme brenda në fjali ose në fjali të ndryshme. Në rastin e fundit fenomeni është më i qartë, sepse frazeologjizmi pëson edhe ndryshime të tjera të dukëshme, kurse brenda një fjalie problemi merr një karakter relativ. Thelbi i çështjes zbulohet në këtë formë: në gjuhën shqipe gjatë prishjes së rendit të fjalëve të modelit fillestar të frazeologjizmit, gjatë ndërfutjes së fjalëve të tjera në mes komponentëve të tij dhe gjatë shprëndarjes së gjymtyrëve të tij në fjali të ndryshme a ndryshon funksioni sintaktik i frazeologjizmit, a prishet uniteti semantik në kuptimin frazeologjik, shkurt a ç'përbëhet ai? Nëqoftëse po, atëhere në ç’drejtim dhe deri në ç’shkallë? Zgjidhja e këtij problemi do t’i jepte përgjigje edhe një pyetjeje tjetër të rëndësishme, që karakterizon vetë frazeologjizmat gjuhësorë të shqipes, si dhe të disa gjuhëve të tjera: cili nga këto dy tipare (uniteti semantik apo funksioni gramatikor) është më esenciali për frazeologjizmat e gjuhës? Ndryshe këtë mund ta formulonim edhe kështu: nëqoftëse frazeologjizmi nuk përbën më një gjymtyrë të vetme të fjalisë, a prishet uniteti semantik i tij, a ç'përbëhet ai? Këto çështje po i shtrojmë përmbledhtas në këtë kumtesë. Lidhur me këto nuk mund të mos prekim kalimthi edhe disa çështje të tjera, si p.sh. shkaqet që sjellin ndryshimin e kuptimit të frazeologjizmit, shkaqet që prishin rendin e fjalëve të modelit fillestar të frazeologjizmit etj.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Downloads

Pubblicato

1966-03-01

Come citare

Thomaj, J. (1966). Mbi rendin e fjalëve në strukturën e frazeologjizmave të Shqipes. Studime Filologjike, 20(1), 151–162. https://doi.org/10.62006/sf.v20i1.2103

Fascicolo

Sezione

Artikuj