Një poemë arbëreshe për Skënderbenë

«Shpata Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë»·

Auteurs

  • Jorgo Bulo

DOI :

https://doi.org/10.62006/sf.vi4.2852

Résumé

Afro tetëdhjetë vjet më parë poeti arbëresh Binard Bilota i dha dorën e fundit një poeme prej dymbëdhjetë kangjelesh për Skënderbenë dhe e shënoi titullin e saj në faqen e fundit të mbulesës së veprës së ve t «Vjershe të përlipëm» (Versi lugubri) (1894) në radhën e librave që mendonte të botonte. Por, as me gjallje të poetit, as shumë vjet pas vdekjes së tij, vepra nuk e pa dritën e botimit. E ruajtur prej të afërmve dhe e përgatitur për botim prej stërnipit të poetit, studjuesit të pa lodhur arbresh Emanuil Jordanit, nën kujdesin e sektorit të historisë së letërsisë shqipe të Institutit të historisë dhe të gjuhësisë, vepra u botua në atdhenë e stërgjyshërve të poetit, në vitin jubilar të vdekjes së Skënderbeut. Botimi i kësaj vepre përshëndetet tek ne, jo vetëm për kontributin që sjell ajo në pasurimin e letërsisë sonë kushtuar figurés së Gjergj Kastriotit, por edhe sepse na rrit shpresën se në botën arbëreshe ka e do të ketë studjues të zellshëm e patriotë që ruajnë me dashuri e kujdes vlera të mbetura dorëshkrim nga brezat e poetëve që s'mundën t’i botonin, për t’i dërguar të «buthtohen ndëje të me dritë të re», siç dëshironte i djegur Bilota t’i shihte veprat e tij, në atdhenë e të parëve, në Shqipërinë e rilindur.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Téléchargements

Publiée

1968-12-01

Comment citer

Bulo, J. (1968). Një poemë arbëreshe për Skënderbenë: «Shpata Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë»·. Studime Filologjike, (4), 197–200. https://doi.org/10.62006/sf.vi4.2852

Numéro

Rubrique

Kritikë dhe bibliografi