Për kulturën leksikore
DOI :
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3095Résumé
Kultura leksikore vjen nga metagjuha leksikore. Metagjuha leksikore është tërësia e termave të leksikologjisë dhe të leksikografisë (le të themi, leksik, frazeologji etj.). Janë terma të pranuar, që vijnë me koncepte të pranuara. Dhe konceptet e pranuara vijnë me përkufizime të pranuara.1 Por a ndodh që të ketë në ndonjë shkrim leksikologjik a leksikografik ndonjë përdorim (termi), që nuk na çon tek termi i duhur e te koncepti i pranuar? Kemi lexuar në një shkrim thënien gjuhë krahinore. A ka gjuhë krahinore? Nuk ka gjuhë krahinore. Ka të folme krahinore. Një shpjegim i vogël: Gjuha standarde është një sistem që hyn në një sistem më të gjerë – në gjuhën kombëtare. Për nga pasuria e funksionet shoqërore, në krahasim me të folmet krahinore, gjuha standarde është e ndryshme. Edhe për nga sistemorësia. Gjuha standarde formon një sistem të vetëm. Të folmet krahinore nuk formojnë sistem më vete. Ai (sistemi) është shumë e sistemeve krahinore. Por të gjitha të folmet i bashkon baza e përbashkët popullore.2 Kjo e bën gjuhën e përgjithshme (brenda saj, edhe gjuhën standarde) mjet të komunikimit kombëtar. Dhe atëherë, kurrsesi nuk mund të thuhet se të folmet krahinore – të gjitha bashkë, me veçantitë e tyre dallimtare i kundërvihen njëra-tjetrës, se formojnë sisteme të veçanta, të vetme, se janë gjuhë. Nuk formojnë sisteme të veçanta, të vetme.Téléchargements
Références
-
Metagjuha është, sigurisht më e gjerë se thjesht, terminolekti. Ajo është edhe i tërë leksiku special i një teksti.
-
“Baza popullore i lidh në një të tërë të pandashme edhe të gjitha të folmet e sotme të shqipes dhe bën të mundshëm komunikimin në mes shqiptarëve kudo që janë, jo vetëm nëpërmjet gjuhës letrare të njësuar, por edhe në nivelin e gjuhës së folur”. A. Kostallari, “Baza popullore e gjuhës dhe i ashtuquajturi purizëm”, në Studime filologjike, 1990, 2, f. 6.
-
Kurse në të folme ka amplitudë të gjerë luhatjesh dhe krijohet truall për variante.
-
Shih, p.sh., te sy veprimin me foljet kalimtare lëviz, hap, mbyll, kapsallit sytë ose i luaj / i shkel syrin dikujt. Ky kontekstualizim na çon tek aktualizimi i fjalës.
-
Në metagjuhën tonë më të ngushtë është përdorur edhe togfjalëshi fjalë titull.
-
Frazeologjizëm = njësi frazeologjike.
-
Klasema mund të karekterizojë fusha të ndryshme leksikore.
-
Edhe klasat kanë nivele. Krahaso: klasa njeri hyn te klasa frymor.

Téléchargements
Publiée
Comment citer
Numéro
Rubrique
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2023

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.