Norma semantike dhe shmangiet prej saj

Auteurs

  • Rami Memushaj

Résumé

Gjuha shqipe po përballet sot në shkallë të gjerë me gjuhët e vendeve të zhvilluara me të cilat ka kontakte kulturore e njerëzore, duke u vënë nën trysninë e fortë të këtyre gjuhëve. Kjo trysni është shumë e dukshme në fushën e leksikut, por ajo nuk mungon edhe në rrafshet e tjera: në fonetikë, në sintaksë, në morfologji dhe në rrafshin semantik, në fushën e kuptimeve të fjalëve. Për këtë arsye, ndër radhët e gjuhëtarëve dhe të lëvruesve po vjen duke u rritur shqetësimi se po preket thelbi specifik i shqipes, ajo që e bën atë një gjuhë të veçantë e të dalluar nga gjuhët e tjera simotra. Në këtë artikull do të merremi me trysninë dhe pasojat e saj në rrafshin semantik, që, në pamje të parë, duket si më i padepërtueshmi. Por, para se të hyjmë në problemet që lidhen me këtë rrafsh, do të ndalemi fillimisht në aspektin teorik të çështjes.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. F. de Saussure, Cours de linguistique générale, Laterza, 1967, f. 138.

  2. L. Guilbert, Peut-on définir un concept de norme lexicale?, “Langue française”, 1972, nr. 16, f. 33.

  3. Shih R. Memushaj, Gjuhësia gjenerative, SHBLU, Tiranë, 2008, f. 88.

  4. A. Dhrimo, Norma dhe kodifikimi, “Gjuha jonë”, 1981, 1, f. 49.

  5. Më hollësisht shih: V. Memisha, Rreth çlirësisë së normës leksikore e semantike të shqipes standarde, SF, 2011, 3–4, f. 54–55.

  6. Instituti i Shkencavet, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 1954, f. IV.

  7. A. Kostallari, Në rrugën e hartimit të fjalorit normativ të shqipes së sotme në “Studime për leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, 2, Tiranë, 1972, f. 84–85.

  8. A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” në “Studime për leksikun dhe formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, 2, Tiranë, 1972, f. 14.

  9. Sa i përket respektimit të normës semantike, “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” ua ka arritur synimeve të përcaktuara nga autori i tij kryesor. Lidhur me këtë, prof. Leonard Njumarku, i cili fjalorin e 1980-ës e mbante mbi tryezën e tij të punës (sepse në atë kohë ishte duke hartuar fjalorin shqip-anglisht), më pat thënë se, nga pikëpamja semantike, fjalori i Kostallarit ishte i përsosur, saqë, me plot të drejtë, mund të quhej “petit Kostallar”.

  10. J. Thomai, Rreth kuptimit të normës në fushën e leksikut të shqipes standarde në “Seminari V Ndërkombëtar i Albanologjisë”, Tetovë-Shkup, 3-4 tetor 2011, f. 21; V. Memisha, Rreth çlirësisë së normës leksikore e semantike të shqipes standarde, SF, 2011, 3–4, f. 57–61.

  11. A. Vehbiu, Kundër purizmit, botimet Dudaj, Tiranë, 2012, f. 25.

  12. M. Elezi, Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

  13. N. Mërkuri, E folmja e Përmetit – Fjalor krahinor i Përmetit, Vlorë, 2009.

  14. L. Guilbert, Peut-on définir un concept de norme lexicale, f. 39.

  15. F. De Saussure, Cours de linguistique…, vep. e cit., f. 108.

  16. J. Authier, A. Meunier, Norme, grammaticalité et niveaux de la langue, Langue française, nr. 16, 1972, f. 52-53.

Téléchargements

Publiée

2013-12-11

Comment citer

Memushaj, R. (2013). Norma semantike dhe shmangiet prej saj. Studime Filologjike, 1(3-4), 135–150. Consulté à l’adresse https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/3407

Numéro

Rubrique

Des articles