Rreth variacionit gjuhësor në të folmet e Myzeqesë
Ndihmesa të vyera të gjuhëtarëve dhe shkrimtarëve të kësaj treve
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.982Abstract
E folmja e katundit Seman dhe të folmet e tjera të Myzeqesë janë pjesë e rëndësishme e rrjetit dialektor shqip. Për ta paraqitur këtë areal gjeografik dhe thesaret që ai mbart, kanë kontribuar disa personalitete shkencore, si Jani Thomai që e nisi udhën e gjurmimit të fjalëve në vendlindjen e vet; Jorgji Gjinari, i cili pothuajse në të gjitha në studimet hulumtoi e trajtoi variacionin diatopik; Jani Nushi, një bashkëpunëtor shkencor që ka punuar me pasion për ―Fjalorin me fjalë e shprehje nga Myzeqeja‖ dhe shkrimtari i njohur Jakov Xoxa që i ngriti kult letrar ligjërimit myzeqar.
Downloads
Downloads
Pubblicato
Come citare
Fascicolo
Sezione
Licenza
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

Questo lavoro è fornito con la licenza Creative Commons Attribuzione - Non commerciale - Condividi allo stesso modo 4.0 Internazionale.
