Vëzhgime rreth së folmes së qytetit të Gjirokastrës

(Fonetikë e morfologji)

Авторы

  • Menella Totoni

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v20i1.2101

Аннотация

Gjirokastra është një nga qytetet e mëdhenj më jugorë të Shqipë- risë. Ndodhet në të majtë të lumit Drino, i ngritur pjesërisht në stipatili shkëmbor të Malit të Gjerë dhe pjesërisht mbi disa brigje në këmbë të tij. Qyteti përshkohet nga përrenj shpesh të thellë e me brigje të thepisura, që e ndajnë atë në disa pjesë dhe i japin pamjen e një pë- Ilëmbe ose të një gjetheje fiku. Qyteti ndahet në këto lagje: 1) Dunavat, sot quhet më tepër Dunavati Parë, 2) Dengat, sot Dunavati Ditë, 3) Gjobek, sot Teqé, 4) Palorto, 5) Çetemel, 6) Varosh, 7) Meçite, 8) Hazmurat, 9) Pazari vjetër, 10) Çfakë (dhe Fcakë), 11) Pdhakë -«Pllakë»·, 12) Manalat i cili ndahet në Manalati Parë dhe i Ditë. Gjirokastra rrethohet nga këto krahinëza: në veri Rrëza e Tepelenës, në lindje e juglindje Lunxheria dhe Libohova, në jug Dropulli, në jug- perëndim dhe perëndim, të ndara nga Mali i Gjerë, Delvina dhe Rrëzoma, në veriperëndim Kardhiqi dhe Kurveleshi (shih hartën Nr. 1). Të gjitha këto krahinëza, me përjashtim të Rrëzonës dhe Delvinës, kanë pasur dhe kanë marrëdhënie të ngushta ekonomike me Gjirokastrën. Ajo ka qenë qendra ku fshatarët shisnin prodhimet e tyre blegtorale dhe ato pak prodhime bujqësore (sepse si vise malore merreshin pak me bujqësi) dhe ku blinin sendet e nevojshme për jetesë.

Скачивания

Данные скачивания пока недоступны.

Загрузки

Опубликован

1966-03-01

Как цитировать

Totoni, M. (1966). Vëzhgime rreth së folmes së qytetit të Gjirokastrës: (Fonetikë e morfologji). Studime Filologjike, 20(1), 77–117. https://doi.org/10.62006/sf.v20i1.2101

Выпуск

Раздел

Artikuj