Pjesëzat si kategori leksiko-semantike në shqipen e sotme

Авторы

  • Josif Kole

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.vi3.2898

Аннотация

Pjesëzat. si një lloj i veçantë i fjalëve shërbyese, në gjuhësinë botë- rore, kanë filluar të dallohen vonë. Më parë ato janë trajtuar në gramati-kat ruse; së këtejmi ato zunë vend gjithnjë më shumë edhe në gramati- kat e gjuhëve të tjera. Edhe tek ne për pjesëzat ka filluar të flitet tani vonë. Trajtimi i pjesëzave të shqipes qoftë si kategori leksiko-semantike, qoftë si kategori leksiko-gramatikore nuk është bërë ende objekt i ndonjë studimi të veçantë. I vetmi shpjegim pak a shumë i gjerë i pjesëzave si pjesë të li- gjëratës është dhënë nga Sh. Demira j në teks tin e «Morfologjisë së shqipes së sotme» (dispensé). Këto 15 vjetët e fundit pjesëzat janë shpjeguar shumë shkurt në gramatikat e shkollave të ulta. Në të gjitha gramatikat e mëparshme, që nga ajo e S. Frashërit (1886) e deri tek ajo e K. Cipos (1949) koncepti pjesëz nuk ekziston dhe pjesëzat ose nuk zihen fare në gojë ose konsiderohen dhe trajtohen si pjesë të tjera të ligjëratës»

Скачивания

Данные скачивания пока недоступны.

Библиографические ссылки

  1. Para së gjithash kemi parasysh përcaktimin dhe shpjegimin që u bëjnë pje- sëzave akademiku V.V. Vinogradov në «Russkij jazyk». Moskë 1947, dhe E.M. Gallkine — Fjedoruk në -«Sovreimjennyj russkij jazyk»·, Moskë 1952.

  2. Kështu S. Frashëri pjesëzat mbase, valle, ndofta i trajton si «mifolje mëndy- re», pjesëzat po. posi, e, si -mifodje vërtetore», pjesëzat jo, nuk, mos, s, se mos, si «mifolje prapsetore», pjesëzën a e quan thjesht «mifolje», ndërsa pjesëzën që «parje» (Shkronjëtore e gjuhës shqipe, Bukuresht 1886. f. 130-132). Në Gramatikën shqyp (Shkodër, 1909) Λ.Μ. Xanoni bën fjalë kalimthi për «grimcat» a, po, dot pa treguar se ç’pjesë të ligjëratës përbëjnë këto grimca. I.D. Sheperi thekson se «në ndajfoljet rreshtojnë» edhe disa fjalëza, të shumat e të cilavet shërbejnë për të bërë lokucione me fjalët që plotësojnë. Këto më të shumtat ndajfolje mënyre janë fjalëza: 1) pohimi: po, posi, 2) mohimi: jo, nuk, s, mos, 3) pyetjeje ose dyshimi: a, mos, vallë, 4) dëftimi: ja, (geg. qe), na, tek, po, 5) vijimi: po, 6) betimi: shyqyr, pasha, 7) lutjeje: makar (geg. kish), 8) mundësie: dot, 9) sasie: para, 10) vendi: mu(n), 11) përcjellore: duke (tue), 12) paskajore: me (Fjalëza «me» e paskajores, është parafjala me, e përdorur posaçërisht si fjalëz paskajore), (Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe, Vlorë 1927, f. 121). Me sa shihet klasifikimi i Sheperit është shumë më i plotë dhe i thellë se çdo klasifikim i mëparshëm. Megjithatë do thënë se dhe tek ky autor koncepti pjesëz mungon. Edhe Sheperi nuk i dallon pjesëzat si pjesë më vete të ligjëratës. Myderrizi fut pjesëzat po, posi në ndajfoljet e pohimit, jo, mos, nuk në ndajfoljet e mohimit, vallë, a në ndajfoljet e pyetjes. po-në e vazhdimësisë, mu(mun), në ndajfoljet e kufizimit, ndërsa ndoshta e ndro i quan ndajfolje dyshimi (Gramatika e Re e shqipes, f. 274). A. Xhuvani nuk i trajton pjesëzat në gramatikat e tij, as edhe në pjesë të tjera të ligjëratës. Vetëm në «Buletinin e Institutit të shkencave» 1949, nr. 3, f. 64, duke folur për formimin e një sërë ndajfoljeve trajton midis të tjerash dhe mbase, thuajse, ndoshta. Së lundi edhe K. Cipo pjesëzat po, po e po, jo, as, nuk, s, mos, jo që jo, i trajton si ndajfolje pohimi dhe mohimi ndërsa thuajse, mbase si trajta të ngurosura foljore (Gramatika shqipe, Tiranë 1949, f. 182).

  3. Për të krijuar një ide të përgjithshme mbi pasqyrimin e pjesëzave në leksi- kografinë tonë kemi vështruar këta fjalorë: K. Kristoforidhi, Fjalor shqip-greqisht, Athinë 1904; J. Junk, Fjaluer i vogël shqyp, 1895; Fjaluer i ri i shqypes, i shoqë- risë Bashkimi, 1908; N. Drizari, Albanian-English and English-Albanian Dictionary» 1957 (ribotim); P.F. Cordignano, Dizionario Albanese-Italiano; A. Leoti, Dizionario Albanese-Italiano 1937; S. Mann, An historical albanian-english, 1948; T. Lajos, Alban-Magyarszotar, 1953; Koçi-Kostallari-Skendi, Kratkij albansko-russkij sllovar, 1951; Fjalori i gjuhës shqipe, 1954. Në këta fjalorë janë dhënë shumë më pak pjesëza, nga ç’janë në të vërtetë në shqipe. Kështu hasen: dy pjesëza tek fjalori i Junkut (o dhe s prepozitive); një tek fjalori i Bashkimit («grimca pyetëse a»); tri tek fjalori i Leottit (a si pjesëz e pyetjes së drejtë dhe të zhdrejtë, sos si pjesëz pyetëse, dot si pjesëz mohuese) ; pesë tek fjalori i Cordignanos (a, as, aspo, si pjesëza pyetëse dhe jo, nuk si pjesëza mohuese) tetë tek fjalori i Mannit (a, ja, qe, na, mos, po, që, s); katërmbëdhjetë tek fjalori i Kristoforidhit («grimcat» a, as, e, sa, ma (ma i mirë). mos (mo), mu (mun). na, pa, (mohuese), pa (urdhërore), po, s, të, vallë); pesëmbëdhjetë tek fjalori i Koçit-Kostallari-Skendit (a, as, bile, desh, dot, po, ja, jo, po (pohuese), le, mos, na, nuk, s).

  4. Shih për këtë A.A. Reformatskij, Vvedienje v jazykoznanije, Moskë 1960, f. 49.

  5. Sipas V.V. Vinogradovit «Kuptimi leksikor i këtyre fjalëve përputhet me funksionin e tyre gramatikor» («Russkij jazvk», Moskë 1947, f. 663). Të njëjtin qëndrim mban dhe A.A. Reformatskij. «Kuptimi i tyre leksikor -thotë ay- përputhet me kuptimin gramatikor. Do të thoshim që funksioni gramatikor thith a përpin fië fjalët shërbyese natyrën e tyre leksikore» (vepër e cituar më sipër, f. 239).

  6. A.I. Smirnicki në «Trudy instituta jazykoznanija» AN, BRSS, IV, 1954, f. 75-76.

  7. Sh. Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, pjesa II (dispensé), Tiranë 1963, f. 287.

  8. Edhe më poshtë në përcaktimin si pjesëza të mjaft fjalëve, të trajtuara deri vonë si ndajfolje, do të bazohemi në këto ndryshime themelore midis pjesëzave dhe ndajfoljeve.

  9. Shih për rusishten edhe E.M. Gallkina-Fjedoruk, Sovremjennyj russkij ja- zyk, Botim i Univ. të Moskës, 1952, 414.

  10. Shih për këtë E.M. Gallkina-Fjedoruk, po aty, f. 405-411, si dhe Sovremjennyj russkij jazyk II, Botim i Univ. të Moskës, 1964, f. 223-229; V. Vinogradov, O ka- tegorii modalnosti v russkom jazyk je, BRSS, Moskë-Leningrad, 1950, f. 49.

  11. Shih për rusisht E.M. Gallkina-Fjedoruk, Sovremennyj russkij jazyk, Moskë, 1952, f. 414.

  12. V.V. Vinogradov vë në dukje se pjesëz në kuptimin e përgjithshëm do të thotë fjalëz e ligjëratës, fjalë shërbyese, fjalë lidhëz. Russkij jazyk, Moskë. 1947. f. 663. «Termi pjesëz — shkruan Gallkina-Fjedoruk — ka kuptim të gjerë dhe të ngushtë. Në vështrimin e gierë me këtë term nënkuptohen të gjitha fjalët shërbyese, ndërsa në të ngushtin nënkuptohen pjesëzat e vërteta»· Sovrenjennyj russkij jazyk (morfologjia), Moskë 1952, f. 412. Zh. Maruzo gjithashtu me emrin pjesëz quan vec pjesëzave të vërteta dhe pnrafîalët dhe lidhëzat Fiaior i fermare giuhësore (botim rusisht), Moskë, 1960, f. 334. Po në Fjalorin c fermare gjuhësore të Maruzoit, në shënimin e vet redaksia thekson se në gramatikën ruse pjesëza quhen të gjitha fjalët shërbyese. Në fjalorin e vogël dyvëllimsh të gjermanishtes (Lexikon A-Z in zwei Bändern, Leipzig 1957. f. 319) shënohet se me emrin pjesëz nënkuptohet çdo fjalë e pandryshueshme e ligjëratës, parafjalët dhe lidhëzat, ndërsa në «Gr >sse Brockhaus» (Vëllimi XIV,f. 206) termi pjesëz shpjegohet si emërtim i përbashkët për pjesët e palakueshme të ligjëratës. për parafjalët, lidhëzat dhe ndajfoljet. Në gîuhën shqipe termin pjesëz sëpari e hasim në fjalorin e Bashkimit si një kalk i fjalës particula. K.v term, siç u tha. është përdorur qoftë në gramatikat tona, qoftë në fjalorë me kuptimin e gjerë të tij. Deri dhe në Fjalorin e 1954-ës për fjalën pjesëz jepet ky shpjegim: «pjesë e palakueshme e ligjëratës. fjalëz që shërben si fjalë lidhëze, si dhe për ta bërë më të qartë kuptimin e një fjalie, si p.sh. pa na thuaj një përrallë» (f. 415).

  13. Shih E. Çabej, Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe, në «Studime filo]ogjike>-, nr. 4, 1965. f. 48.

  14. Shih edhe E. Çabej, S.tudime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe, (Për as dhe dot në «Buletin i Shkencave shoqërore», nr. 4, 1960, f. 28 dhe nr. 3. 1961, f. 53-54; Për mos, mu në «Studime filologjike» nr. 3, 1964, f. 41 dhe 43; për pothua, pothuajse në «Studime filologjike», nr. 1, 1965, f. 22-23).

  15. pjesëzat e gjuhës së sotme shqipe janë klasifikuar deri më sot vetëm nga Sh. Demiraj. Për të dalë më të qarta ndrvshimet midis klasifikimit që po bëjmë ne në këtë punim dhe klasifikimit të Sh. Demirajt, klasifikimin e këtij të fundit po e japim të plotë. (Grupet, nëngrupet dhe emërtimet e tyre). Sipas funksionit Sh. Demiraj dallon këto grupe të mëdha pjesëzash: I. Pjesëza që shprehin nuança kuptimore suplementare të një fjale, të një togfjalëshi a të një fjalie (1 — dëftore: ja, qe, nji; 2 — përcaktonjëse: mu, që pikërisht; 3 — veçonjëse: vetëm, veç, sidomos etj.; 4 — zbutëse: po, as, le, para, pothua j, gali, afro, nja, sin ja, etj.; 5 — pjesëza që shprehin habinë dhe kënaqësinë e folësit: ç, seç, se, dhe së fundi pjesëzqt po, sa, sapo, në, deri, (gjer). II. Pjesëzat: 1 — të pohimit: po, posepo, po që po, si urdhëron etj. 2 — të mohimit: jo, jo që jo. nuk, s, mos; 3 — të dyshimit, ndofta, mbase, valle, dot): ITT. Pjesëzat fjalëformonjëse: (u. do. të, me, për, ânike (tue): iv Pjesëzat fjalë- formonjëse: di, do, akë, deri, gjer; (Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe (dispensé) II, Tiranë, 1963, f. 287-293.

  16. Grupe analogjike me këto ka dhe në gjuhë të tjera indoevropiane. Do theksuar këtu se vendin që zë pjesëza në këtë klasifikim e përcakton kuptimi dhe përdorimi i saj më i zakonshëm. Kështu, p.sh. çdo pjesëze, në raste të veçanta, mund të përdoret për të përforcuar emocionin e folësit e për të rritur fuqinë shprehëse të ligjërimit, por kjo s’do të thotë që pjesëza në fjalë është emocionale-ekspresive. Që të jetë e tillë, pjesëza duhet që gjithnjë të sjellë në ligjërim ngjyrim emocional ose të ketë përherë ngarkesë të theksuar shprehëse (ekspresive).

  17. E. Çabej, Sttidime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe, në «Buletin i shken- cave shoqërore», nr. 4, 1960, f. 20.

  18. Shih Sh. Demiraj. Morfologjia.... Tiranë. 1968. f. 289 (Autori jep si pjesëza përcaktuese pikërisht. taviam, mu, që)

  19. Po ay, po aty, f. 56.

  20. Po ay, po aty, f. 290.

  21. Po ay, po aty, f. 290.

  22. Po ay, po aty, f. 290-291.

  23. po ay, po aty, f. 290-291.

  24. Po ay. po aty, f. 290-291.

  25. Po ay. po aty, f. 290-291.

  26. Ky grup i pjesëzave nuk është trajtuar deri më sot.

  27. Po ay, po aty, f. 292.

  28. E. Çabej, Studime rreth etimologjisë së gjuliës shqipe, në «Studime filologjike» nr. 4, 1965, f. 48.

  29. Shih për këtë: J. Thomaj, Probleme të frazeologjisë së gjuhës shqipe, «Studime filologjike», nr. 2, 1964.

  30. E. Çabej, Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe në «Studime filologjike» nr. 4. 1964, f. 92.

  31. Sh. Demiraj, Morfologjia..., 1963, f. 290.

  32. Elementët përbërës të kësaj pjesëze të përngjitur (ish lidhëza se dhe ish përemri pyetës ç) duhet të shkruhen së bashku për t’i dalluar nga përdorimi i tyre Wirë në fjalitë kundrinore të pyetjes së zhdrejtë. Shih dhe «Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (projekt)» f. 71).

  33. , 34) A. Kostallari, Parimet themelore për hartimin e «Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe»·, «Studime filologjike» nr. 2, 1968, f. 121.

Загрузки

Опубликован

1969-09-01

Как цитировать

Kole, J. (1969). Pjesëzat si kategori leksiko-semantike në shqipen e sotme. Studime Filologjike, (3), 75–108. https://doi.org/10.62006/sf.vi3.2898

Выпуск

Раздел

Artikuj