Rreth dorëshkrimit të Mikel Belushit dhe disa çeshtje të folklorit Arbëresh
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v20i1.2104Abstract
Në kohët e fundit Prof. Xhuzepe Ferrari u shtoi botimeve folklorike të shqiptarve të Italisë një vëllim të ri — librin me titull «Këngë arbëreshe, ku përmblidhen një numër këngësh popullore interesante, që vinë nga një dorëshkrim, të cilin autori e ka përcaktuar të gjysmës së parë të shek. XVII-të. Prof. Ferrari është i njohur te ne për veprimtarinë e tij të frytëshme në lëmin e gjurmimeve dhe të studimeve të letërsisë popullore e artistike arbëreshe. Punimet e tij si Dokumente të historisë së letërsisë shqipe (1957), Jul Variboba në gjykimin e Jeronim De Radës (1958), Jul Variboba dhe vepra e tij poetike (1963), Rapsodi dhe skena të jetés së Arbreshëve të Kalabrisë (1959), Shqipëria dhe italoshqiptarët (1959), Viricene Stratigo — poet arbresh (këtë në bashkëpunim me të ndjerin K. Kamsi — 1959), Kontributi i letërsisë arbëreshe në kulturën kombétare shqiptare (1962) etj. dallohen jo vetëm për nivelin shkencor, me të cilin trajtohen problemet kulturore e artistike të kolonive arbëreshe, por edhe nga dashuria e puna këmbëngulëse e autorit, për të vënë në dukje vlerat shpirtërore të këtyre kolonive, traditat e tyre kulturore, dashurinë për gjuhën dhe zakonet e të parve. Po një zell dhe dashuri e tillë e karakterizon edhe botimin e fundit të Prof. Ferrarit. Sikurse shënohet në parathënie, zbulimi i dorëshkrimit të botuar në këtë vëllim i detyrohet një pune kërkimore të kujdesëshme, të bërë nga autori nëpër bibliotekat private të familjeve arbëreshe.
Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
