Lidhja ime shpirtërore me jetimët

Autorët

  • Prof. dr. Musa Kraja

Abstract

Në këtë shkrim paraqitet një meditim rreth një aspekti jetësor plotësisht të vërtetë të autorit , që fillimisht, pastaj me vetëdije ka bashkëpunuar me jetimë, në përvojën e gjatë arsimore në disa nivele. Për këtë shkrim autori mori shkas nga një telefonatë e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Jetimëve, avokat Ilir Cumani, i cili mes tjerash i kërkon një bashkëpunim.
Autori tregon: Po unë Nënën e kam pasur jetime, sepse i kish vdekur e ëma në lindje dhe nënës i kishin vënë emrin e saj.. Siç shprehej e ndjera Nana, “Unë, as sytë nuk e di si i kishte Nëna”, megjithatë, kur ishte në agoni, prag vdekjes, më mbante dorën time, edhe pse nuk kishte forcë për të hapë sytë dhe belbëzonte: O,Nënë, o Nënë..” lehtë.
Nëna ishte punëtore në shtëpinë e foshnjës në Shkodër. Mund të ishte, sipas meje punëtorja që e bënte punën me shpirt, më mirë se kushdo në botë. Ne ishim rritur dhe donim ta hiqnim nga puna, por nuk pranonte, jetonte me botën e atyre vogëlushëve. Të shtunave nga një apo dy fëmijë ishin mysafirë tek nëna, tek ne si dhe pë të gjitha festat. Fëmijët e kishin kënaqësi që të vinin për të fjetur me Nëna Lajën...
Isha nëndrejtor në pedagogjiken dy vjeçare, zhvilloja gjuhë letërsi dhe pedagogji, si dhe kisha në ngarkim edhe konviktin me rreth 400 nxënës. Më thërret shefi i arsimit dhe më kërkon të drejtoja Shtëpinë e fëmijëve të Shkodrës për 5-6 javë sepse drejtoresha ishte sëmurë. Ajo kishte insistuar që të më çonin mua, sepse i njihja fëmijët që nga shkolla “11 Janari”, ku isha drejtues dhe ishte e sigurt me mua.
-Çne unë në shtëpinë e fëmijës, i them shefit të arsimit?
-Ti je atje ku vazhdon, por vetëm për këto javë. Ka kërkuar Persa, drejtoresha dhe ajo nuk pyet, i shkon drejtë e në zyrë Kryetarit të komitetit për t’i plotësuar kërkesën.
Ishte veterane e Luftës, Mësuese e Popullit, e shkurtër nga trupi, por personalitet ne qytetin e Shkodrës.
Kështu punova rreth dy muaj dhe e njoha nga afër edhe institucionin. Në shkollën “Mësonjëtorja XXI kam pasë marrë disa nxënës jetim pa pagesë, duke ju siguruar studimin, ushqimin, transportin, etj.
Ky shkrim përmban fakte, përvojë, ndjesi njerëzore në punën me jetimët e moshës parashkollore dhe parauniversitare. Autori ka punuar në të gjitha hallkat e sistemit arsimor dhe mbi tridhjetë vite si profesor i shkencave pedagogjike në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe në universitete të tjera.

Keywords:

orphans, school, meditation, experience, spiritual tie

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Nga kujtime personale dhe vëzhgime.

Published

2024-01-16

How to Cite

Kraja, Musa. 2024. “Lidhja Ime shpirtërore Me jetimët”. Univers 16 (16):120-25. https://www.albanica.al/univers/article/view/3539.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore