Polemika për dialektet për një unifikim gjuhësor

Autorët

  • Albert Kotini

Abstract

Para Kongresit të Manastirit, 1 – 9 nëntor 1908, kishte konfuzion, sepse nuk ishte rënë dakord për një alfabet kombëtar. Mendja e mençur shqiptare e zgjidhi këtë problem në Kongresin e Manastirit si dhe në Kongresin e Dibrës kur vendosën një alfabet të gjuhës shqipe me toskërishte, e gegërishten si kryedialekt, ashtu si vetë krerët e shqiponjës në flamurin tonë kombëtar. Të dhëna për Kongresin e Manastirit më 28. XI. 1912 kemi në revistën “Leka” nr. 11 të vitit 1937 dhe “Hafiz Ali Korça” nga Dr. Ismail Ahmeti”. Mbas vitit 1908 nuk mjaftoi copëtimi i trojeve shqiptare, por mbeti në skenën aktuale ky dualizëm gjuhësor. Jo pak, por përgjatë shekullit XX pati prirje të ngrihet dialekti gegërisht në periudhën e monarkisë, ndërsa në periudhën e pasçlirimit prirje pati dialekti toskë; në demokraci kemi të bëjmë me një botëkuptim të dyzuar.
Albanologjia po vuan mjerimin konfliktual të ideve kohore, që përfaqësojnë ideologjikisht dhe aspak në këndvështrimin shkencor, vizionar për një përfaqësim të vetëm kombëtar. Të kultivojmë njërin dialekt si gjuhë shkrimi apo letrar dhe tjetrin jashtë përdorimit zyrtar, shkollor, juridik, do të thotë të thahet dalëngadalë ekzistenca e saj në botime e gjuhë të gjallë. Të mendohet si një përzierje eklektike prej dy dialekteve themelore dhe të lihen pa u vjelë vlera nga nëndialektet, do të thotë të punohet pa kritere e parime të sakta. Kjo për faktin se Kristoforidhi nuk ishte plotësisht për një përzierje të të dy dialekteve, por duhet kërkuar në “prestigjin” që gëzonte toskërishtja në atë kohë. Këtë e ndien edhe Shoqëria e Stambollit, aq sa edhe gramatikën e saj toskërisht e shkroi.
Pretendimi se letërsia e Veriut ka tradita më të lashta dhe është më origjinale, më e konservuar dhe më e pasur se ajo e Jugut, ka argumentet e veta të drejta. Ky dallim nuk është esencial për të dalë dialekti verior më i pranuar se ai jugor, por ka disa veçori dokumentare historike e kulturore të tilla. Jo pak “argumente” që, në fakt, për mua si shqiptar, më tepër ndajnë sesa bashkojnë, se kush dialekt është themeli sillen më shumë nga autorë të Shqipërisë së Jugut. (Me një fjalë, aspak pakti Fishta – Frashëri më 1908 nuk vijoi, por u konfrontua Veri-Jug).
Argumentet për toskërishten si gjuhë më e vjetër, më e pasur dhe më e përhapur janë : Të lidhur me trevën kombëtare iliro-epirot dhe doktrinën ortodokse që pasoi gjuhën greke. Shembujt nxirren nga librat fetarë, arvanitët, çamërishten. Namik Resuli nga Berati thekson: “Sipas statistikës sime, vendin e parë nga vjetërsia e zënë dialektet e shqiptarëve të Italisë e të Greqisë, të dytën çamërishtja, të tretën toskërishtja përkëtej Çamërisë, të katërtën gegërishtja e të pestën shkodranishtja”.
Kërkohet një zgjidhje akademike, shtetërore, kombëtare, ndaj le ta gjykojnë këtë përfaqësuesit e tërë trevave tona kombëtare duke qenë të çliruar nga bindjet e vjetra politike për të arritur një përfundim të ngjashëm me Kongresin e Manastirit që u paraqit në Kongresin e Dibrës. Kjo edhe për t’u prerë rrugën edhe disa fantazmave të reja, të cilat jo pak po shfaqen për të mos u bërë edhe në këtë çështje bashkë. Si dhe ç’është më e mira, kjo është detyrë e shtetit mëmë me studiuesit e tij duke i lënë të lirë në profesionalizmin dhe patriotizmin e tyre me ata të Kosovës, Dibrës e Çamërisë apo diasporës e më tej. Ata e dinë vetë se burrat e mençur nuk i mungojnë atdheut dhe kjo jo si moral, por si atdhetarë. Duhen parë si emergjencë disa dukuri që duhen ndaluar menjëherë, të cilat janë hapur kundër interesave kombëtare.
Sa për argument: Është e nevojshme që mjaft teorive, hipotezave, tezave, deklaratave e botimeve jo në shërbim të vendit t’u jepet një përgjigje unikale për këtë çështje kaq madhore si gjuha që e ka ndarë kombin tonë për më shumë se njëqind vjet.

Keywords:

gegërishtja, toskërishtja, Kongresi i Manastirit, Kongresi i Dibrës, albanologjia

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. J. Kullurioti. Gazeta “Zëri i Shqipërisë”, 27 tetor 1878.

  2. Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Studime, 8-9, 2001-2002.

  3. Buletin për Shkencat Shoqërore. 1954-1958.

  4. Aleksandër Xhuvani. “Përpjekja shqiptare”.

  5. Dora D’Istria”. “Për çështjen kombëtare shqiptare”, Tiranë, 1977.

  6. Faik Konica. “Shkëndija”, nr. 2, maj 1942.

  7. Franz Babinger. Ilyria, 28 mars 1936.

  8. Gazeta “Drita”, 21 maj 1972.

  9. Hans Krahe. “Bota si histori”, Nr. 6, 1942.

  10. Ismail Ahmeti. “Hafiz Ali Korça”, Shkup, 1999. (Kongresi i Dibrës).

  11. Johan Georg von Hahn. “Studime shqiptare”, Jena, 1853.

  12. Kolonel Xhevdet Resulbegoviq. “Diversioni i akademik Resulit”, Ulqin 2004.

  13. Maximilian Lambertz. “Posta e Shqypniës”. Shtëpia Botuese “Botart”, 2011.

  14. Mit’hat Frashëri. “Diturija”, fruer, maj 1927 dhe mars 1928.

  15. Mit’hat Frashëri. “Përpjekja shqiptare”, tetor 1936.

  16. Namik Resuli. “Shkëndija”, tetor, nr. 4, 1940, nr. 7, 1941, nr. 2 dhe nr. 7, 1942.

  17. Nermin Vlora Falaski. “Prona gjuhësore dhe gjenetike”, 1997.

  18. Revista “Albanohelenika”, Elbasan, 1999.

  19. Revista “Albanica”, 1992, Tiranë – Mynih.

  20. Revista “Gjurmime Albanologjike”. Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1978.

  21. Revista “Hylli i Dritës”, nr. 1, janar 1930.

  22. Revista “Hylli i Dritës” nr. 6, qershor – nr. 8, gusht 1943; nr. 1, kallnuer 1944.

  23. Revista “Leka”, nr. 4, prill, 1935.

  24. Revista “Leka”, nr. 7, 8 korrik 1935.

  25. Revista “Leka”, nr. 8, gusht 1936.

  26. Revista “Perla”, nr. 3, 1998.

  27. Revista “Leka”, 28 nëntor 1937.

  28. Revista “Shejzat”, shtator – tetor 1961, 1962.

  29. Selman Riza. “Përpjekja shqiptare”.

Published

2024-01-16

How to Cite

Kotini, Albert. 2024. “Polemika për Dialektet për Një Unifikim gjuhësor”. Univers 16 (16):229-43. https://www.albanica.al/univers/article/view/3576.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë