Bashkëjetesa e dy dialekteve të shqipes në shtypin Shqiptar gjatë Pavarësisë
Abstract
Kushtet historiko-shoqërore të fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX i hapën shtrat edhe lulëzimit të shtypit shqiptar, kryesisht si pjesë e veprimtarisë atdhetare, por dhe kulturore, të shoqërive e shoqatave brenda e jashtë vendit. Siç shkruan Kostë Çekrezi, në kohën e turqve të rinj “Gazeta dhe libra shqip zunë të botoheshin në çdo vent, shkolla shqip u-hapën, dhe një dëshirë e madhe për përparim u ngjall ndër shqiptarët, kështu që dita e lirisë së plotë, nga ana tjetër, s’ish e larkme” .
Intelektualë me zë, si: Faik Konica, Kostë Çekrezi, Mithat Frashëri, Mihal Grameno, Mehmet Frashëri, Nikolla Ivanaj, Jorgj Meksi etj., drejtonin gazeta, tematika e të cilave sa vinte e bëhej më e pasur. Kuptohet që faqet e gazetave mbusheshin me problemet që ishin në qendër të vëmendjes: zhvillimet e vrullshme politike para e pas shpalljes së Pavarësisë, marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët e më gjerë, roli i qeverive dhe i intelektualëve në zgjidhjen e problemeve kombëtare etj., por nuk mungonin kolona e faqe ku trajtoheshin edhe probleme ekonomiko-sociale.
Për të krijuar një koncept lidhur me bashkëjetesën e dy dialekteve të shqipes në shtypin shqiptar gjatë Pavarësisë dhe mirëkuptimin mes shqiptarëve, kryesisht intelektualë, të krahinave të ndryshme, që botonin gazetat e atëhershme, si dhe për të nxjerrë në pah pastërtinë dhe kulturën gjuhësore në shtypin e asaj kohe, etikën dhe respektimin e gjuhës dialektore të shkruesve, kam shfletuar rreth 700 faqe të gazetave “Dielli”, “Kombi”, “Besa”, “Shpnesa e Shcypeniis”, “Lidhja ortodokse”, “Flamuri”, “Telegraf” dhe “Adriatiku”, të botuara në vitet 1908 deri 1938. Krahas gazetave, kam shfletuar dhe tre libra të K. A. Çekrezit, botime të Federatës Panshqiptare “Vatra”.
Në këtë material hulumtues unë bëj dhe një qasje vlerësuese të gjuhës së përdorur atëherë, krahasuar me normën sot.
Keywords:
shtypi shqiptar, gazetat, rrethanat politike, dialektet, norma standarte e shqipesDownloads
References
-
Adriatiku, nr. 6.
-
Çekrezi, K. A., Histori e Shqipërisë, Shtypshkronja e DIELLIT, Boston 1920.
-
Çekrezi, K. A., Histori e vjetër, Shtypshkronja e DIELLIT, Boston, 1921.
-
Çekrezi, K. A., Historia Mesjetare e Evropës, Shtypshkronja e DIELLIT, Boston, 1920.
-
Demakratia, nr. 1.
-
Demakratia, nr. 6.
-
Demakratia, nr. 8.
-
Dielli, nr. 1.
-
Dielli, nr. 3.
-
Dielli, nr. 5.
-
Dielli, nr. 7.
-
Dielli, nr. 8.
-
Dielli, nr. 12.
-
Dielli, 15.04.1909
-
Dielli, nr. 2724.
-
Dielli, nr. 5436, e premte, 12 shkurt 1937.
-
Shpnesa e Shcypeniis, nr. 1.
-
Telegraf, nr. 1.
-
Telegraf, nr. 3, 18 gusht 1926.
-
Telegraf, nr. 23, e mërkurë 27 prill 1927.
References
Adriatiku, nr. 6.
Çekrezi, K. A., Histori e Shqipërisë, Shtypshkronja e DIELLIT, Boston 1920.
Çekrezi, K. A., Histori e vjetër, Shtypshkronja e DIELLIT, Boston, 1921.
Çekrezi, K. A., Historia Mesjetare e Evropës, Shtypshkronja e DIELLIT, Boston, 1920.
Demakratia, nr. 1.
Demakratia, nr. 6.
Demakratia, nr. 8.
Dielli, nr. 1.
Dielli, nr. 3.
Dielli, nr. 5.
Dielli, nr. 7.
Dielli, nr. 8.
Dielli, nr. 12.
Dielli, 15.04.1909
Dielli, nr. 2724.
Dielli, nr. 5436, e premte, 12 shkurt 1937.
Shpnesa e Shcypeniis, nr. 1.
Telegraf, nr. 1.
Telegraf, nr. 3, 18 gusht 1926.
Telegraf, nr. 23, e mërkurë 27 prill 1927.



