Kumte për raportet e kanunit me ligjin

Autorët

  • Mexhit Prençi

Abstract

Në fokus: drama klasiko-moderne “Loja e mbasdrekës” e Martin Camajt

"Loja e mbasdrekës" është një dramë klasiko-moderne, ndër më të fuqishmet e dramaturgjisë sonë kombëtare, e shkruar me kulturë, dije të thellë, me dialektin e bukur të gegërishtes, me stil të lartë dhe vizionin prej intelektuali e dramaturgushkrimtari të shquar, një dramë me mesazhe njerëzore dhe universale, e cila duke iu referuar realitetit të djeshëm në aspektin e gjakmarrjes, transmeton mesazhe inkandeshente për shoqërinë tonë në raportet kanun-ligj, duke trajtuar në veçanti shtrembërimin e dokeve dhe abuzimin me to, si dhe format e tjera abuzive mafioze, ku ligji i shtetit zvetënohet apo hesht.
Gjyqtari i ri, Gjormi, do të jepte këtë mesazh: "Për ju që lexoni këtë lojë (apo ndiqni shfaqjen në teatër - M.P.), një lutje: kur të mbeteni vetëm, sonte ose nesër, as fjalët gjak, gjakderdhje, zezonë dhe urrejtje, të mos ju bien ndërmend! Lëshojini përfytyrimet e hidhta në ujë të rrëmbyeshëm!” (“Loja e masdrekës”, Apollonia, Tiranë, fq.74, 1996).

Keywords:

kanuni, ligji, dramë, mesazh, gjakmarrje

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Gjeçovi, Shtjefën. Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kuvendi. Lezhë, 2001.

  2. Elezi, Ismet dhe Zojsi, Rrok. Kanuni i Labërisë. Toena. Tiranë, 2006.

  3. Pepo, Petraq. Kanunorë të shoqërive shqiptare (1870-1836). Ada. Tiranë, 2007.

  4. Kadare, Ismail. Prilli i thyer. Onufri. Tiranë, 2003.

  5. Shehu, Rexhep. Kush shëmton Malësinë me abuzimin e gjakmarrjes. Tirana Observër, Tiranë, tetor 2011.

  6. Koliqi, Ernest. Kritika IV. Rilindja, Prishtinë,1976.

  7. Konica, Faik. Kritika IV. Rilindja. Tiranë, 1972.

  8. Rugova, Ibrahim. Strategjia e kuptimit. Faik Konica. Prishtinë, 2005.

  9. Prençi, Mexhit. Optikë alternative për dramën. Logoreci. Tiranë, 2001.

  10. Prençi, Mexhit. Kritika 1. Omska, Tiranë, 2008.

  11. Vellek, R. dhe Uoren, O. Teoria e letërsisë. Prishtinë, 1985.

Published

2024-01-29

How to Cite

Prençi, Mexhit. 2024. “Kumte për Raportet E Kanunit Me Ligjin”. Univers 14 (14):182-91. https://www.albanica.al/univers/article/view/3784.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë