A mundet Islami të përfaqësojë Evropën?

Autorët

  • Enis Sulstarova

Abstract

Në Shqipëri, disa intelektualë me shkrimet e tyre kanë krijuar një ndarje mes shqiptarëve, duke i konsideruar ata që janë të krishterë, sekularë ose ateistë si pro-evropianë, dhe muslimanët praktikantë kundër europës.
Ky artikull e mohon vërtetësinë e kësaj ndarjeje dhe përpiqet të argumentojë se jo vetëm që nuk ka ndonjë sens kategorizimi i shqiptarëve muslimanë kundër Europës, por edhe se myslimanët praktikantë ishin veçanërisht të interesuar të mbështesnin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 
Në pjesën e parë të këtij studimi do të paraqesim në mënyrë kritike tendencën, shpesh të fshehur, që ndeshet në Perëndim për ta parë islamin si “tjetrin” e Europës. Në pjesën e dytë do të përqendrohemi në debatin mbi identitetin shqiptar, të cilin e shohim të përshkuar nga orientalizmi, ligjërim ky që riprodhon ndarjen hierarkike dhe binare midis “Perëndimit” dhe “Lindjes”, që shpeshherë konsiderohen si sinonimet përkatëse të “Europës” dhe “islamit”.
Autori i artikullit beson se kjo nuk duhet t’i shkurajojë muslimanët, përkundrazi, duhet t’i bëjë pjesëmarrës në procesin e demokratizimit dhe të integrimit europian të Shqipërisë, sepse kështu mënjanohen edhe paragjykimet ndaj tyre. Prandaj, te pjesa e tretë ofrojmë disa sugjerime që duhen mbajtur parasysh nga praktikuesit muslimanë gjatë përfshirjes së tyre në sferën publike dhe specifikisht në diskutimin e integrimit europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ndër to është i rëndësishëm respektimi i zërit sekular të shoqërisë shqiptare, përmes "përkthimit" të argumenteve fetare në një gjuhë të kuptueshme për të gjithë qytetarët.

Keywords:

shqiptarët, islami, europa, muslimanët, laiciteti

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Asad, T. (2002) “Muslims and European Identity: Can Europe Represent Islam?”, në Padgen, A. (përg.), The Idea of Europe: from Antiquity to the European Union. Cambridge: Cambridge University Press.

  2. Baban, F. & Keyman, F. (2008) “Turkey and Postnational Europe: Challenges for the Cosmopolitan Political Community”, European Journal of Social Theory, 11 (1): 107-124.

  3. Bajrami, Z. (2008) “Shqiptarët dhe laicizmi postmodern”, në Hysa & Thartori (përg.), Integrimi i shqiptarëve në Europë dhe vlerat që islami përcjell në këtë integrim. Kavajë: Forumi Musliman i Shqipërisë.

  4. Bialasiewicz, L. (2006) “‘The Death of the West’: Samuel Huntington, Oriana Fallaci and a New ‘Moral’ Geopolitics of

  5. Births and Bodies”, Geopolitics.

  6. Carr, M. (2006) “You Are Now Entering Eurabia”, Race and Class, 48 (1): 1-22.

  7. Casanova, J. (2006) “The Long, Difficult and Tortuous Journey of Turkey into Europe and the Dilemmas of European Civilization”, Constellatons, 13 (2).

  8. Challand, R. (2009) “From Hammer and Sickle to Star and Crescent: The Question of Religion for European Identity and a Political Europe”, Religion, State & Society, 37 (1-2).

  9. Delanty, G. (1995) Inventing Europe: Idea, Identity, Reality. London: Macmillan.

  10. Fallaci, O. (2001) Mllefi dhe krenaria. Tiranë: Phoenix.

  11. Fallaci, O. (2004) Forca e arsyes. Tiranë: Botime “55”.

  12. Frashëri, S. (1999 [1899]) Shqipëria: ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë. Tiranë: Mësonjëtorja e Parë.

  13. Göle, N. (2006) “Europe’s Encounter with Islam: What Future?”, Constellations, 13 (2): 248-262.

  14. Habermas, J. (2006) “Religion in the Public Sphere”, European Journal of Philosophy, 14 (1).

  15. Hallward, M. C. (2008) “Situating the ‘Secular’: Negotiating the Boundary between Religion and Politics”, International Political Sociology, 2:1.

  16. Kadare, I. (1998) Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Onufri, Tiranë.

  17. Kadare, I. (2004b) “PD-PS, dy kulla hakmarrëse”, Shekulli, Tiranë, 07.11.2004.

  18. Kadare, I. (2006a) Identiteti europian i shqiptarëve. Toena, Tiranë.

  19. Kadare, I. (2006b) “E keqja prapa një abuzimi të madh”, Shekulli, Tiranë, 23.06.2006.

  20. Kadare, I. & Fernandez-Récatala, D. (1999) Kohë barbare: nga Shqipëria në Kosovë. Onufri, Tiranë.

  21. Kajsiu, B. (2009) “Kundër tolerancës, pro bashkëjetesës fetare”, Panorama, Tiranë, 06.05.2009.

  22. Kamsi, W. (2004) “Jezuitët, Shqipnia dhe Europa”, në Instituti i Kërkimeve Politike “Alcide de Gasperi” (përg.), Kleri katolik shqiptar dhe parimet e demokracisë perëndimore. Tiranë.

  23. Muçi, V. (2005) “Një udhërrëfyes për të mbërritur në Europë”, Klan, Tiranë, 09.09.2005.

  24. Ngjela, S. (2006) Reformë shqiptare: shmangia e karakterit tiranik të politikës. Tiranë: Enrico Cuccia.

  25. Pipa, A. (1993) “Turqit e rij të Shqipnisë së re”, në Klosi, A. (përg.), Quo vadis Shqipëri? Tiranë: Albania.

  26. Plasari, A. (1992) Vija e Teodosit rishfaqet: nga do t’ia mbajnë shqiptarët? Tiranë.

  27. Plasari, A. (2005) Rrëmbimi i Europës. ShB 55, Tiranë.

  28. Sulstarova, E. (2007a [2006]) Arratisje nga Lindja: orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja. Bot. 2. Dudaj, Tiranë.

  29. Tarifa, F. & Adams, B. (2007) “Who’s the Sick Man of Europe?

  30. A Wavering EU Should Let Turkey In”, Mediterranean Quarterly, 18 (1).

  31. Tozaj, N. (1995) “Shqipëria një depo e municionit islamik?”, Zëri i popullit, Tiranë, 10.01.1995.

  32. Velo, M. (2000) “Mbi dialogun politik”, Albania, Tiranë, 06.12.2000.

Published

2024-01-29

How to Cite

Sulstarova, Enis. 2024. “A Mundet Islami Të përfaqësojë Evropën?”. Univers 14 (14):218-36. https://www.albanica.al/univers/article/view/3787.

Numër

Section

Opinione