Fillesat diplomatike në marrëdhëniet shqiptaro-turke
Abstract
Shpallja e republikës së re turke dhe ngritja e organeve të reja qeveritare me në krye Mustafa Qemalin, shënojnë fazën e parë të përpjekjeve për një lidhje diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Ato do të konkretizoheshin vetëm në fillim të vitit 1920, kur u krijuan rrethanat për një marrëveshje diplomatike të mirëfilltë ndërmjet dy shteteve.
Në bazë të një marrëveshjeje të mëparshme midis qeverisë së dalë prej Kongresit të Lushnjës (28-31 janar) 1920 dhe asaj turke të drejtuar prej M.Q. Ataturkut, u dërgua në Shqipëri një delegacion ushtarak prej 25 vetash, i kryesuar prej kolonelit të shtatmadhorisë Selahadin Saip Shkoza.
Ky komandant me origjinë shqiptare nga Prizreni, sipas porosisë së dhënë nga Ataturku, mori nënshtetësinë shqiptare, u zgjodh deputet dhe gjatë qeverisjes së kabinetit të Iljaz Vrionit 1921-1922 shërbeu si ministër i mbrojtjes kombëtare.
Në kuadrin e dëshirës dhe punës për të krijuar një traditë të mirë bashkëpunimi mes dy shteteve të sapoformuara, që nisi në fillim të viteve njëzetë, do të vihej re një plasaritje e cila do të fillonte në janar të vitit 1923, kur Greqia dhe Turqia nënshkruan në Lozanë një marrëveshje për shkëmbimin e popullsive.
Edhe pse të dy palët ranë dakord që nga kjo marrëveshje të përjashtonin popullsinë shqiptare (çame) që jetonte në Greqi, përsëri, si Athina, ashtu edhe Ankaraja nuk iu përmbajt zotimeve të tyre.
Nëse qeveria e Athinës shfrytëzonte rastin për të hequr qafe pakicën shqiptare muslimane brenda kufijve të saj, qeveria e Ankarasë kishte arsye të forta të favorizonte një shkëmbim të tillë. Së pari, ajo kërkonte të rivendoste sadopak numrin e popullsisë që kishte pësuar humbje të mëdha gjatë luftës me Greqinë dhe, së dyti, pasuritë që linin pas të mërguarit, futeshin në llogaritë përfundimtare midis dy qeverive.
Të njëjtën frymë dhe qëndrim ndaj popullsisë çame ruajti përfaqësuesi turk në komisionin mikst, që u krijua për të hetuar dhe shqyrtuar shkëmbimin e popullsive, duke mos i tërhequr vërejtje qeverisë greke për dhunën sistematike dhe shkëmbimin e popullsisë shqiptare që jetonte në Greqi, si dhe duke mosbashkëpunuar me qeverinë shqiptare për të parandaluar këtë gjenocid.
Kjo politikë e ndjekur prej Ankarasë bëri që në marrëdhëniet mes dy vendeve të krijohej një frymë mosbesimi, e cila do të zgjaste për disa kohë.
Keywords:
republikë, marrëdhënie, delegacion, shkëmbim, dhunëDownloads
References
-
Nexhip P. Alpan & Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, Tiranë: Albini, 1997.
-
N.P. Alpan & N. Kaçi, vepër e cituar.
-
AMPJSH, F. 151, V. 1922.
-
AMPJSH, F. 151, V. 1923.
-
Gazeta Dita, 5 shtator 2004, fq 12-13, Nexhip P. ALPAN dhe Nesip KAÇI, Ftohja e “babait” të Tuqisë me Mbretin e shqiptarëve, material i përkthyer prej gazetës Baris (turq. Barësh) “Paqja”, të datave 15, 16, 17 korrik 1981.
-
Gazmend Shpuza, Ataturku dhe shqiptarët, Tiranë: Dituria, 1994.
-
ŞİMŞİR Bilal M., Atatürk ve Yabancı Devlet Başkanları, v. 1, Stanboll, 1993.
-
Arben Puto, Demokracia e Rrethuar, Tiranë: 8 Nëntori, 1990.
References
Nexhip P. Alpan & Nesip Kaçi, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, Tiranë: Albini, 1997.
N.P. Alpan & N. Kaçi, vepër e cituar.
AMPJSH, F. 151, V. 1922.
AMPJSH, F. 151, V. 1923.
Gazeta Dita, 5 shtator 2004, fq 12-13, Nexhip P. ALPAN dhe Nesip KAÇI, Ftohja e “babait” të Tuqisë me Mbretin e shqiptarëve, material i përkthyer prej gazetës Baris (turq. Barësh) “Paqja”, të datave 15, 16, 17 korrik 1981.
Gazmend Shpuza, Ataturku dhe shqiptarët, Tiranë: Dituria, 1994.
ŞİMŞİR Bilal M., Atatürk ve Yabancı Devlet Başkanları, v. 1, Stanboll, 1993.
Arben Puto, Demokracia e Rrethuar, Tiranë: 8 Nëntori, 1990.



