Ndikimi i ngjarjes së Qerbelasë në letërsi dhe në artet e tjera

Autorët

  • Dr. Bunyamin Çaglayan

Abstract

Përkujtimi në 10 Muharrem, ditës që ra dëshmor Hz. Hysejni, i kësaj ngjarjeje të trishtuar dhe konsiderimi i saj si ditë zie, me kalimin e kohës ka sjellë pasurimin e zakoneve, traditave dhe praktikave që kanë lidhje me të.
Në kohën e sundimit të Byvejhinjve, të cilët kanë sunduar në rrethinat e Bagdatit në shekullin XI, filloi të përkujtohej martirizimi i Hz. Hysejnit me ceremoni që u ngjajnë ceremonive të mevludit në ditët tona.
Krahas traditës popullore, kjo ngjarje e dhembshme është pasqyruar edhe në arte të ndryshme.
Tazijet ose shebehet që zhvillohen në kujtim të ngjarjes së Qerbelasë, janë një tip vepre teatrale që përbëjnë llojin e vetëm të dramës islame. Kurse hysejnijet dhe tekjet, që u ndërtuan në Iran për inskenimin e tyre, janë pjesë e ndikimit të ngjarjes në aspektin arkitekturor.
Më përpara ngjarja e Qerbelasë tregohej nga një aktor/interpretues i vetëm që quhej meddah, nakkal, ruzehan apo perdedari.
Edhe pikturat/figurat që bëheshin mbi perden që vendosej pas interpretuesit, kishin lidhje me këtë temë.
Gjatë tazijeve përdoren edhe kukullat. Gjashtë prej tyre ruhen në muzeun e Teatrit të Kukullave të Sergej Obzratsohut në Moskë.
Por, ndër artet e bukura, fusha që më së shumti u ndikua nga ngjarja e Qerbelasë, është letërsia.
Kjo traditë e të shkruarit të Maktel-i Husejnit (Elegji për vrasjen e Hysejnit), që fillimet i ka në letërsinë arabe me veprën “Kitab-i Maktel-i Husejn’i” të Minhaf Lut Bin Jahja (?-774), shembullin më të mirë në letërsinë iraniane e ka me veprën “Ravzatu’sh- Shuheda” të Hysejin Vaiz Kashifit (?-1505) dhe që në letërsinë turke përfaqësohet me veprën “Hadikatu’s – Sueda” të Fuzuliut, u vazhdua nga një numër i madh poetësh.
Një aspekt i ndikimit të kësaj ngjarjeje në letërsi janë edhe mersijet (elegjitë) e Qerbelasë. Ky lloj letrar që zë vend në shumë vepra, duke filluar nga divanet, është lëvruar nga shumë poetë, që nga viti kur ndodhi e deri në ditët e sotme.

Keywords:

Ngjarja e Qerbelasë, artet, letërsia, tradita popullore

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. GÜNGÖR, Şeyma, Fuzuli’nin Hadikatü’s-Süeda’sı, Ankara, l987

  2. İSEN, Mustafa, Acıyı Bal Eylemek, Türk Edebiyatında Mersiye, Ankara, l 993

  3. AHMET CEVDET, Kısas-ı Enbiya ve Tevarih- Hulefa (Hazırlayan: Fahir İz) İstanbul,l972

  4. OLGUN, Tahir, ”Muharrem ve Matem”, Mahfil, Muharrem, l340, cilt 2, sayı l5 sayfa 55-56

  5. ERÖZ, Mehmet, Türkiye’de Alevilik Bektaşilik, Ankara, l990

  6. NOYAN, Bedri, ”Bektaşi ve Alevilerde Muharrem Ayini, Aşureve Matem Erkanı” Halk Kültürü, İstanbul, l984, s. 82

  7. AND, Metin, ”İslam Folklorunda Muharrem ve Taziye” Türk Folkloru Araştırmaları Yıllığı, l976, Ankara, l987, sayı 3, s. 4

  8. AND, Metin, ”Muharrem Törenleri ve Sanat: Drama Dönüşen Ritüeller, Danslar ve Sözlü Edebiyat Gelenekleri”, Milliyet Sanat, Aralık, l978, sayı 303, s. 16

  9. AND, Metin, ”Eski Edebiyatımızda Yarı Dramatik Bir Tür: Maktel ve Minyatürlü Maktel Yazmaları” Türkiyemiz, Haziran, l990, cilt 20 sayı 6l, s.4-15

  10. FIĞLALI, Ethem Ruhi, Türkiye’de Alevilik Bektaşilik, Ankara, l990

  11. KARAHAN, Abdulkadir, Anadolu Türk Edebiyatında Maktel-i Hüseyn, Türkoloji Bitirme Tezi, l938-39, İstanbul Üniversitesi, Tez No: 443

  12. MEVLANA, Celaleddin Rumi,Divan-ı Kebir (hazırlayan: Abdulbaki Gölpınarlı), Eskişehir, l992

  13. KÜLTÜR BAKANLIĞI, Türkiye Dışındaki Türk Edebiyatları Antolojisi, Ankara, l993

  14. MENGİ ,Mine, ”Eski Türk Edebiyatını Mersiyelerine Toplu Bir Bakış” Ege ÜniversitesiTürk Dili ve Edebiyatı Dergisi, İzmir, l983

  15. GÖÇGÜN, Önder, Ziya Paşa’nın Hayatı Eserleri ve Bütün Şiirleri, Ankara, l987

  16. TATÇI, Mustafa, Aşık Yunus ve Diğer Yunusların Şiirleri, Ankara, l99l

  17. ERGUN, Saadettin Nüzhet, Alevi Bektaşi Kızılbaş Şairler ve Nefesleri, İstanbul, l 956

  18. ELÇİN, Şükrü, Ağıtlar, Ankara, l990

  19. PAKALIN, Mehmet Zeki, Osmanlı Tarih Deyimleri ve Terimleri Sözlüğü, Ankara, l983 (Mersiye ve mersiyehan maddesi)

  20. ÇAĞLAYAN, Bünyamin, Kerbelâ Mersiyeleri, Gazi Üniversitesi Sosyal Bilimler Enstitüsü Eski Türk Edebiyatı Bilim Dalı Doktora Tezi, Ankara, 1997.

Published

2024-05-07

How to Cite

Çaglayan, Dr. Bunyamin. 2024. “Ndikimi I Ngjarjes Së Qerbelasë Në letërsi Dhe Në Artet E Tjera”. Univers 12 (12):189-97. https://www.albanica.al/univers/article/view/4311.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë