Motivimi i përdorimit të simboleve mitike
Abstract
Epokat, drejtimet dhe rrymat letrare kanë përdorur simbolika me mite dhe qëndrime mitizuese në mënyra të ndryshme, deri në skaje krejt të kundërta.
Ekzistojnë dy botëkuptime kryesore për klasifikimin e mitit: i pari, është miti prehistorik, që përfshin mitet e krijuara në periudhën para erës sonë. Ndërsa i dyti, është miti i krijuar në monoteizëm, i cili ka një shtrirje të gjerë në të gjitha veprimtaritë njerëzore.
Në një sërë poezish shfaqen figura, reminishenca, motive e personazhe të mitologjisë. Ky ndikim është përgjithësisht i rifunksionalizuar, sepse mitet nuk janë dukuri të fotografuara, që kanalizohen vetëm në një përmasë kuptimore, por karakterizohen nga dykuptimësia.
Podrimja gjeneron mitet e antikitetit në një tjetër optikë, pikërisht në optikën e bashkëkohësisë, shpesh “duke krijuar realitetin mbi një shtrat mitik“. Kjo optikë realizohet me anë të individualizimit të elementit mitik, duke ruajtur prej tij vetëm simbolikën thelbësore. Gjithashtu, përdorimi i simboleve mitologjike shqiptare tregon gjurmët e kulturës së lashtë dhe jetës shqiptare ndër shekuj.
Keywords:
mite, simbolika, mitologjia, kulturëDownloads
References
-
Barthes, Roland. Mythes. Në: Mitologies, Fayard, Paris, 1957.
-
Brooks, David. Modernism, Macmillan Publishing Company, 1987.
-
Çapriqi, Basri. Simboli dhe rivalët e tij, Kosova Pen Center, Prishtinë, 2005.
-
Elsie, Robert Dictionary of albanian religion, mythology and folk culture, The Harvill Press, London, 2000.
-
Fromm, Erich. Gjuha e harruar, Dituria, Tiranë, 1998.
-
Frye, Northrop. Anatomia e kritikës, Rilindja, Prishtinë, 1990.
-
Holman, Hugh & Harmon, William. A handbook literature, Macmillan Publishing Company, 1986.
-
Smith, Ll. Dictionary of classical mythology, Kausas, 1924.
-
Todorov, Tzvetan. Theories of the Symbol, Cornell University Press, Ithaca, New York, 1995.
-
Vinca, Agim. “Manifesti i simbolizmit dhe tipologjia e simboleve.” Në: Kurs i teorive letrare, Libri Shkollor, Prishtinë, 2002.
-
Kuçuku, Bashkim. “Shprehja moderne e etnisë shqiptare”. Në: Litari i ankthit, Toena, Tiranë, 2002.
-
Rugova, Ibrahim. Stategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980.
-
Topçiu, Luan. Përmasa moderne në letërsinë shqipe, Flaka, Shkup, 2002.
-
Uçi, Alfred. Mitologjia, letërsia dhe folklori, Naim Frashëri, Tiranë, 1982.