Trashëgimia e një historiani

Kushtuar Prof. Dr. Hysni Myzyri

Autorët

  • Prof. Dr. Shefik Osmani

Abstract

Në redaksinë e revistës “Univers”, që nga 1 shkurti, një vend ka mbetur bosh. Anëtari i redaksisë, prof.dr. Hysni Myzyri (Elbasan, shkurt 1935 Tiranë, shkurt 2007), ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, që e këputi në pjekurinë më të madhe të veprimtarisë së tij shkencore.
Ai është autor i një numri të madh veprash me karakter historiko-shkencor: “Shkollat e para kombëtare shqipe” (1973), “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip” (1979), “Nuçi Naçi” (Jeta dhe Vepra), (Tiranë, 1986), “Arsimi Kombëtar Shqiptar (1908-1912)” (Prishtinë, 1996) botim i entit të teksteve dhe mjeteve arsimore të Kosovës, “Pandeli J. Evangjeli” (2004), “Shkolla normale e Elbasanit (1909-1912)” (Tiranë, 2004). Si bashkautor, ai ka botuar: “Historia e Shqipërisë”, Vëll. II, Tiranë, 1984; ka mbuluar mjaft zëra në “Fjalorin enciklopedik shqiptar”, Tiranë, 1985; “Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjikë shqiptar”, Vëll. I (Kreu i pestë Zhvillimi i arsimit në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX (1882-1908) dhe kreu VI - Shkolla kombëtare Shqipe (në vitet 1908- 1912), Tiranë, 2003.
Prof.dr. Hysni Myzyri është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i botimit “Historia e popullit Shqiptar për shkollat e mesme”, Tiranë, 1994. Ai është, gjithashtu, bashkautor i teksteve mësimore të historisë për shkollat tetëvjeçare e të mesme, të botuara në Tiranë dhe në Prishtinë. Prof.dr. Hysni Myzyri ka zhvilluar një veprimtari të gjerë si publicist i problemeve historike (sidomos në fushën e arsimit) në revistat: “Studime historike”, “Studime filologjike”, “Univers”, “Revista pedagogjike”, “Historia e arsimit” si dhe në shtypin e përditshëm.
Ai ka dhënë një kontribut të shquar si anëtar i stafit editorial të periodikut "Univers" me vërejtjet e tij të karakterit shkencor, duke qenë i përditësuar me kërkesat e shoqërisë sonë. Prof. Dr. Myzyri ka publikuar disa studime që janë veçanërisht të vlefshme në fushën e kulturës, të cilat nxjerrin në pah personalitetet kryesore të periudhave të Rilindjes Kombëtare dhe para Luftës së Dytë Botërore.

Keywords:

historian, publicist, editorial, aktivitet shkencor, arsim kombëtar

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2025-03-22

How to Cite

Osmani, Prof. Dr. Shefik. 2025. “Trashëgimia E Një Historiani: Kushtuar Prof. Dr. Hysni Myzyri”. Univers 9 (9):34-37. https://www.albanica.al/univers/article/view/4927.

Numër

Section

Studime