Letërsia e Arealit Islam
Abstract
Kodifikimi i kësaj letërsie nis me shënimet e para të mbajtura nga shokët e Profetit Muhamed mbi ajetet kuranore që i zbrisnin gjatë shpalljes hyjnore. Në trojet shqiptare dhe në vende të tjera, si Spanja, Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina etj., zhvillimi i letërsisë, përmes përdorimit të alfabetit arab me disa shenja shtesë, solli krijimin e një lloji të ri letërsie, të ashtuquajturën letërsi të alamiadës. Po ashtu, edhe osmanishtja që u shkruajt me alfabet arab u ndikua gjerësisht nga fjalori arab. Letërsia e popujve arabofolës është edhe një nga shtytjet më të fuqishme shtytëse të qytetërimit Islam. Origjinën e vet e ka nga arabët e Arabisë, por, sidoqoftë, ajo u krijua dhe u vlerësua nga Spanja e deri në Kinë. Megjithëse në letërsinë klasike arabe mbizotëron mendimi fetar dhe skolaresk, vlerat e saj të brendshme intrinseke janë të mëdha. Poezitë janë të fuqishme, dinamike, realiste dhe të gjalla.
Letërsia persiane – Kështu quhet letërsia në gjuhën persiane moderne, të erës pasislame me alfabet arab. Kjo letërsi e gjerë, e shënjuar nga mbizotërimi i poezisë, nuk kufizohet vetëm në kufijtë gjeografikë të Iranit, por ajop është kultivuar gjithashtu në Turqi dhe në veri të Indisë. Letërsia në Turqinë Osmane u zhvillua afërsisht në të njëjtën kohë me atë persiane dhe indiane. Nga letërsia e poetëve të vargëzimit është trashëguar një pjesë shumë e vogël, pasi pjesa më e madhe e saj ka qarkulluar dhe është transmetuar gojarisht. Pjesa që ka mbijetuar nga ajo që ishte lënë në formë të shkruar i përket popullsisë myslimane, e cila e shkroi atë në shqip, por me alfabet arab, dhe temat e saj janë të ndikuara nga çështje shoqërore dhe fetare. Po ashtu, gjuhët e këtyre letërsive u ndikuan gjerësisht nga arabishtja dhe zhanret e përdorura në artin e mjeshtërisë poetike u trashëguan në pjesën më të madhe prej tyre nga letërsia pasislame.
Keywords:
Letërsia Islame, Alfabeti Arab, Letërsia e alamiadës, Letërsia Arabe Klasike, Letërsia PersianeDownloads
References
-
"Historia e Perandorisë Osmane", nën drejtimin e Robert Mantranit, Dituria, Tiranë 2004.
-
"Gjylistani dhe Bostani", Saadiu, përk. Vexhi Buharaja, Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1989.
-
"The Oxford Dictionary of Islam", John L. Esposito, Oxford University Press, New York, USA 2003.
-
"Jusufi dhe Zylejhaja", Muhamet Çami, SH.B. "Hasan Tahsin", Tiranë 1992.
-
Vepra I, dr. Hasan Kaleshi, Logos-A, Shkup 1996, Maqedoni.
-
Microsoft® Encarta® Encyclopedia 2002. © 1993-2001 Microsoft Corporation. All rights reserved.
-
Compton's Interactive Encyclopedia, 1998, The Learning Company, Inc.
-
Encyclopedia Britanica, 2001. Deluxe edition cd-rom. 9. The Columbia Electronic Encyclopedia® Copyright © 2005, Columbia University Press.
-
Ebu Bekri e udhëhoqi kalifatin nga viti 632-634. Abu Bakr al-Siddiq, The Oxford Dictionary of Islam, John L. Esposito, Oxford University Press, New York, USA 2003.
-
"Jusufi dhe Zylejhaja", Muhamet Çami, SH.B. "Hasan Tahsin, Tiranë 1992.
-
Ky i fundit këtë poemë e ka përfshirë në veprën e tij madhore të papërfunduar "Historia e shenjtë dhe të katër halifetë".
-
The Columbia Electronic Encyclopedia® Copyright © 2005, Columbia University Press.
-
Historia e Perandorisë Osmane, nën drejtimin e Robert Mantranit, Dituria, Tiranë 2004, fq.
-
Po aty.
-
Mevludi te shqiptarët, Vepra 1, Dr. Hasan Kaleshi, Logos-A, Shkup 1996, Maqedoni.