Procesi i punës on-line, hedhja e katalogëve

Autorët

  • Myrteza Sharra Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Abstract

Përshkrimi i përgjithshëm i situatës së mbylljes së institucioneve të administratës publike me Vendim të Këshillit të Ministrave. Masat e marra nga DPA për vazhdimin e proceseve të punës nga shtëpia, konkretisht hedhja e katalogëve. Bashkëpunimi i punonjësve me njëri-tjetrin për problematika të ndryshme të dala të cilat nuk ishim ndeshur më parë. Asistenca e dhënë dhe vështirësitë e punonjësve të rinj të cilët nuk e njihnin sistemin. Problematika të ndryshme të dala gjatë procesit të punës (përsëritja e fondit dhe vitit me emër tjetër, tituj të gjatë në formë rendi dite, institucionet e shkruara shkurt, tituj të vështirë për t’u lexuar dhe verifikimi i tyre në fond). Përqasja e fondeve të vjetra dhe të mbyllura me sistemin, të cilat nuk kanë përdorur përpunimin tekniko-shkencor sipas modelit të AQSh-së, por kanë vepruar në mënyrë të pavarur (Komiteteve të Partisë së Rrethit, lista dhe nr. e fondit, titujt shumë të gjatë). Pasurimi i fondeve të institucioneve vendore (siç janë Komitetet Ekzekutive të Rretheve, Komitetet e Partive të Rretheve etj.), përbëjnë një element të shtuar në sistemin on-line të kërkimit të studiuesve pasi deri sot këtyre fondeve u qaseshin vetëm nëpërmjet inventarëve fizikë pranë sallës së studimit në DPA.

Keywords:

Pandemi, katalog, katalog on-line, qasje, digjitalizim

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2021-10-17

How to Cite

Sharra, M. . (2021). Procesi i punës on-line, hedhja e katalogëve. Arkivat Shqiptare, 56(1-2), 173–177. Retrieved from https://www.albanica.al/arkivat/article/view/95

Similar Articles

1 2 3 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.