Mehmet Pashë Deralla, kalorësi i pamposhtur i Shqipërisë

Authors

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.534

Abstract

Mehmet Deralla është gjenerali i parë në historinë e Ushtrisë Shqiptare dhe ministër i parë i Luftës në Qeverinë e përkohshme të Ismail Qemalit, detyrë e cila i ndihmoi atij të jetë edhe themelues i forcave të armatosura shqiptare. Në kulmin e karrierës së tij, në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, hoqi nga trupi uniformën grandioze të gjeneralit dhe iu bashkëngjitë forcave shqiptare të Ymer Prizrenit. Ndërsa, në Lidhjen e Pejës të vitit 1899, e drejtuar nga Haxhi Zeka, ishte përkrah tij. Në kryengritjet e fuqishme anti-osmane të viteve 1908-1912, Mehmet Pashë Deralla bashkë me djemtë e tij ishin në krye të lëvizjeve të mëdha atdhetare të këtyre viteve, të cilët u shquan jo vetëm për trimërinë, guximin, logjikën, por edhe për kontributin e tyre financiar dedikuar çështjes shqiptare. Patriotizmin, Mehmeti e kishte trashëguar nga babai i tij, Hasan Pashë Deralla, i cili ishte një nga eksponentët kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjegjësisht një nga përfaqësuesit ushtarak dhe politik të saj.

Keywords:

Mehmet Pashë Deralla, Ismail Qemali, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, patriotizmi, themelimi i forcave të armatosura.

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Pëllumb Danaj: Revista ushtarake, Tiranë, dhjetor, 2012, faq.83

  2. Buletini arkivor ushtarak: Zaho Golemi dhe Bernard Zotaj: Mehmet Pashë Deralla- Ministri i parë i Luftës së Shtetit Shqiptar,Tiranë,qershor,2011,faq.77

  3. Familja Deralla ka jetuar dhe vepruar në Tetovë, shtëpia e vjetër e Hysen Derallës, Mehmet pashë Derallës dhe djemve të tij është te spitali i qytetit dhe tetovarët e njohin si shtëpia e Halim Beut

  4. Gazeta “Lajmi i ditës”,Tiranë,2 dhjetor 1995,faq.1

  5. Zeqirja Idrizi”Trevat e Pollogut në Lëvizjen Kombëtare shqiptare 1899- 1913,Tetovë,2007,faq.298

  6. Buletini,v.p.e cituar,faq.83

  7. Po aty...,faqe.83

  8. Po aty..,faqe.83

  9. Zaho Golemi dhe Aurora Golemi,”100 vjet shtab i përgjithshëm i forcave të armatosura të Shqipërisë”,Gazeta “Ushtria”,Tiranë, 3 maj,2013.faq.4

  10. Ali Shefqet Shkupi, para se të merrte pjesë në Qeverinë e Ismail Qemalit është këshilluar me Mustafa Qemal Ataturkun i cili në këtë kohë shërbente në Rumeli nga viti 1910-1914 si oficer i lartë në komandën e ushtrisë turke. Mustafa Qemal Ataturku

  11. shpirtërisht e ka përkrahur Pavarësinë e Shqipërisë (cituar sipas Vebi Xhemaili,”Shqiptarët e Maqedonisë së sotme”Tetovë 2012,faq.575). Ndërkaq Ali Shefqet Shkupi ishte edhe babai i ish deputetit dhe ambasadorit Skënder Shkupit (Rrëfim i Valdeta Derrallës dhënë “Gazetës shqiptare”,Tiranë,më 17 janar 2003)

  12. Zeqirja Idrizi,v.p e cituar,faq.300

  13. Po aty...faqe.302

  14. Zaho Golemi dhe Aurora Golemi,”100 vjet shtab i përgjithshëm i forcave të armatosura të Shqipërisë”,Gazeta “Ushtria,Tiranë,3 maj 2013,faq.4

  15. Po aty

  16. Zeqirja Idrizi,v.p.e cituar,302 131 Po aty..,faqe.304

  17. Po aty....faqe.305

  18. Përlindja e Shqipërisë,Vlorë,1913,nr.13,faq.5

  19. Gëzim Mustafaj dhe Qetësor Orhani:”Revista Ushtarake”,Tiranë ,dhjetor 2012,faq.48 135 Zeqirja Idrizi,v.p.e cituar.faq.306

  20. Memorandumi dërguar Fuqive të Mëdha dhe perandorit dhe mbretit Apostolik,Vjenë 6 qershor,1913,nr.478

  21. Falënderim për studjuesin prof.dr.Eqrem Zenelaj që na e siguroi këtë dokument i cili botohet për herë të parë. Dokumenti është nga Arkivi i Vjenës, Republika e Austrisë dhe si i tillë botohet i plotë

  22. Zeqirja Idrizi,v.p.e cituar..,faqe.313

  23. Gazeta Hylli i Dritës,Shkodër,1914,nr.5faq.36

  24. Gazeta Hylli i Dritës,Shkodër,1914,nr.5faq.37

  25. Komisioni ndërkombëtar i Kontrollit kishte për detyrë të caktojë kufijtë e Shqipërisë prej Ohrit e deri në Mal të Zi,(cituar sipas Gazetës”Hylli i Dritës,Shkodër,1913,nr.2,faq.33)

  26. Po aty

  27. Me ardhjen e Princ Vidit, i cili ishte njëkohësisht edhe komandant ushtarak, filloi organizimi i ri i Ushtrisë Shqiptare, e përbërë nga disa batalione të vendosura në disa qytete të vendit si: Tiranë, Vlorë, Përmet, Korçë, Durrës, Tropojë etj, si dhe nga grupe kalorësie e disa bateri artilerie. Batalioni përbëhej nga 100 deri në 300 ushtarë.(Pëllumb Danaj:”Revista ushtarake”,dhjetor,Tiranë,2012,faq.81

  28. Vebi Xhemaili,v.p.e cituar,faq.580

  29. Organizata sekrete terroriste “Crna Ruka” është themeluar në maj të vitit 1903,nga strukturat militante dhe kriminale të ushtrisë serbe. Fillimi i veprimtarisë së kësaj organizate ndërlidhet me organizimin e komplotit për vrasjen e mbretit serb Aleksandër Obrenoviq në qershor të vitit 1903. Kjo organizatë sekrete terroriste u riformua dhe mori përmasa të mëdha në vitin 1911, duke e ndërruar emrin në ”Ujedinjenje ili smrt”(Bashkim ose vdekje). Ndërsa më vonë sërish iu kthye emrit të vjetër, gjegjësisht ”Crna Rruka” dhe u fokusua në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi etj. Qëllimi i kësaj organizate ishte formimi i Serbisë së madhe, duke shfrytëzuar dhunën si mjet politik. Udhëheqësi kryesor ishte Dragutin Dimitrijeviq i njohur me nofkën “Apis”. Të gjithë komandat serbe gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore ishin në kontroll dhe sigurim të tij. Kjo organizatë kishte edhe Statutin dhe rregulloren e vet, e cila më vonë është gjetur në Selanik e nënshkruar edhe prej shumë serbëve të tjerë. (cituar sipas autorit serb Millorad Tomaniq në librin ”Kisha serbe në luftë dhe luftërat brenda saj”)

  30. Zeqirja Idrizi,v.p.e cituar,faqe.315

  31. Rëfim i Valdeta Derallës dhënë Gazetës shqiptare,Tiranë,17 janar,2003,faq....12-13 148 Gazeta “Lajmi i ditës”Tiranë,1995 faqe.2

  32. Buletini v.p.e cituar..faqe.79

  33. Po aty

  34. Buletini Arkivor ushtarak,Tiranë,qershor 2011,faq.77

  35. Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit krahas Mehmet Pashë Derallës mori pjesë edhe babai i tij Hasan Deralla,i cili ishte anëtar i Komitetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(cituar sipas Gazetës “Lajmi i ditës”Tiranë më 2 dhjetor 1995,faqe 2

  36. Buletini,v.p.e cituar,faqe 80

  37. Revista Diskutime nr.11,Tetovë, maj 2014:Zaho Golemi dhe Aurora Golemi:Themeluesi i Ministrisë së Luftës dhe fryma e re kombëtare shqiptare(Mehmet Pashë Deralla),faqe 8

  38. Buletini,v.p.e cituar, faqe.80

  39. Revista Diskutime,v.p.e cituar.

  40. Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Pejës u mbajt prej 23-29 janar të vitit 1899 në të cilën morën pjesë 450 delegatë të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë,por kryesisht vinin nga qendra e Vilajetit të Kosovës. Në vendimet e dala nga Lidhja Shqiptare e Pejës, ndër të tjera u shpreh vendosmëria e shqiptarëve për të përballuar me forca ushtarake çdo orvatje që monarkitë ballkanike, Serbia, Bullgaria, Mali i zi dhe Greqia do të ndërmerrnin për copëtimin e trojeve shqiptare, si kërkesën dërguar Portës së Lartë për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare dhe vendosjen e një statusi apo kushtetute të veçantë për administrimin e vendit, zbatimi i së cilës do të çonte në formimin e një province të vetme territoriale-administrative të qeverisur nga shqiptarët etj. Lidhja Shqiptare e Pejës pati mbështetje të të gjithë atdhetarëve shqiptarë si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ndërsa më vonë e shtriu aktivitetin e saj jo vetëm në Vilajetin e Kosovës, por në gjithë qytetet dhe Sanxhaqet e Vilajetit të Manastirit, Shkodrës dhe Janinës.(Cituar sipas “Fjalorit enciklopedik shqiptar ”Tiranë,1985.faq.621)

  41. Hilë Lushaku:”Si Mehmet pashë Deralla hodhi themelet e para të Ushtrisë kombëtare shqiptare”,Tiranë,2012

  42. Haxhi Zeka është një ndër udhëheqësit e shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i cili luftoi për pavarësinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes më 10 qershor të vitit 1878 u zgjodh anëtar i Komitetit qendror të saj. Mori pjesë si komandant ushtarak në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, ndërsa në shtator të vitit 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Ndërsa në vitet 1879-1880 luftoi në mbrojtje të Plavës dhe Gucisë kundër forcave serbo-malazeze. Në pranverë të vitit 1884-1885 udhëhoqi kryengritjen antiosmane të shqiptarëve të Kosovës që synonin mëkëmbjen e Lidhjes. Në vitin 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Në vitin 1897 themeloi “Besëlidhjen shqiptare”, ndërsa së bashku me Sami Frashërin dhe atdhetarë të tjerë organizoi Lidhjen e Pejës më 23-29 janar të vitit 1899 dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj etj.(Cituar sipas Fjalorit enciklopedik shqiptar ”Tiranë,1985,faqe 1197) 160 Hilë Lushaku:”Si Mehmet pashë Deralla hodhi themelet e para të Ushtrisë kombëtare shqiptare”,Tiranë,2012

  43. Kuvendi i Ferizajit u mbajt më 20.07.1908 në të cilin morën pjesë mijëra forca të armatosura shqiptare të prirë nga Isa Boletini, ku ndër të tjera miratuan telegramin që iu dërgua sulltanit ku kërkohej shpallja e Kushtetutës xhonturke dhe thirrja e Parlamentit.(cituar sipas Fjalorit enciklopedik shqiptarë, Tiranë 1985. faqe 586)

  44. Hilë Lushaku,v.p. e cituar. 163 Buletini,v.p. e cituar faqe 81

  45. Proletar Hasani dhe Edit Bregu:Plejada e oficerëve shqiptarë të shkollës ushtarake turke gjeneral brigade Mehmet Pashë Deralla -Tetova, Revista Diskutime nr. 11,Tetovë maj 2014, faqe 20

  46. Po aty

  47. Ramiz Abdyli,Lëvizja kombëtare shqiptare 1911-1912,Prishtinë,2004,faq.267 167 Po aty faqe265

  48. Kuvendi i Junikut u mbajt prej datës 21-25.05.1912 në Junik të Gjakovës nën kryesinë e Hasan Prishtinës dhe me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të Vilajetit të Kosovës dhe krahinave të Dibrës, Shkodrës dhe jugut të Shqipërisë. Në Kuvendin e Junikut u përcaktuan masat organizative dhe programi politik i kryengritjes së përgjithshme anti-osmane. Krahu i patriotëve revolucionarë miratoi programin për njohjen e autonomisë së Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit kombëtar në të gjithë vendin, emërimin e një guvernatori të përgjithshëm me origjinë shqiptare dhe sigurimin nga ana e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave të cilat iu paraqitën Portës së Lartë etj.(Fjalori enciklopedik shqiptarë,Tiranë 1985,faqe 586)

  49. Ramiz Abdyli,v.p.e cituar...faqe 253 170 Po aty,faqe 319

  50. Po aty,faqe 321 172 Po aty, faqe.343

  51. Po aty,faqe.267

  52. Po aty,faqe.321-322 175 Po aty,faqe.326

  53. Po aty,faqe.302

  54. Pajtim Ribaj:”Revista ushtarake,Tiranë,dhjetor 2012,faq.53

  55. Deputet në Parlamentin e Shqipërisë largohet nga Tetova pasi që rrezikohet të vritet nga forcat serbe

  56. Rrëfim i Valdeta Derallës dhënë Gazetës shqiptare,Tiranë më 17 janar 2003,faqe 12- 13

Downloads

Published

2023-02-03

How to Cite

Sinani, Arsim, and Rrezehana Hysa. 2023. “Mehmet Pashë Deralla, kalorësi I Pamposhtur I Shqipërisë”. Diskutime 7 (23):140-63. https://doi.org/10.58923/diskutime.v7i23.534.

Issue

Section

Articles