PIKËPAMJET DHE KONTRIBUTI I GJERGJ FISHTËS PËR GJUHËN STANDARDE SHQIPE

Autori

  • Elona Çeçe
  • Lindita Kaçani

DOI:

https://doi.org/10.58923/diskutime.v14i33-34.6772

Abstract

Ky punim trajton qëndrimin e Gjergj Fishtës ndaj gjuhës shqipe dhe në veçanti ndaj gjuhës standarde, duke u mbështetur në shkrimet e tij publicistike në revistën “Hylli i Dritës” gjatë periudhës 1914–1930. Fishta, si njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe i disa gjuhëve të huaja, përfaqësonte një zë të rëndësishëm në debatin për politikën gjuhësore shqiptare. Analiza e këtyre shkrimeve tregon jo vetëm qëndrimet e tij mbi formimin e standardit, përdorimin dhe zhvillimin e shqipes, por edhe ndikimin e faktorëve historikë dhe kulturorë që kushtëzuan mendimin e tij. Në tekstet e tij vihet re një qasje e qëndrueshme dhe largpamëse në përkrahje të ruajtjes së gjuhës shqipe, vlerësimit të potencialit të dialektit të toskërishtes në krijimtarinë letrare, dhe nevojës për unifikimin e gjuhës. Vështruar nga këndvështrimi i sotëm, këto ide ruajnë aktualitetin dhe vlefshmërinë e tyre, duke treguar rolin parësor që Fishta i atribuonte gjuhës si instrument i identitetit kombëtar dhe zhvillimit kulturor.

Parole chiave:

varietet standart, zhvillim gjuhësor, faktorë historikë dhe kulturorë

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Biografie autore

Elona Çeçe

Prof. Asoc. Dr. Elona Çeçe

Universiteti i Korçës "Fan S Noli"

Lindita Kaçani

Dr. Lindita Kaçani 

Univeristeti i Korçës "Fan S Noli"

Riferimenti bibliografici

  1. Fishta, Gj. (2012). Vepra 9: Publicistika, “Hylli i Dritës”. Lezhë: Botimet Fishta.

  2. Gjinari, J., & Shkurtaj, Gj. (2000). Dialektologjia shqiptare.

  3. Haxhi, A., & Topalli, T. (1998). Historia e gjuhës së shkruar.

  4. Lloshi, Xh. (1998). Mbështetje për gjuhën letrare.

  5. Nathanaili, V. (2016). Rruga e mundimshme e shkollës shqip: Çështje, politika & veprimtari në fushën e arsimit, 1912–1944. Tiranë: UET Press.

  6. Puto, A. (1978). Pavarësia e Shqipërisë dhe diplomacia e fuqive të mëdha, 1912–1914.

  7. Raka, F. (1997). Histori e shqipes letrare.

  8. Samara, M. (2005). Histori e gjuhës standarde shqipe. Tiranë: SHBLU.

  9. Sinani, A. (2024, 6 qershor). Kongresi i Manastirit – 116 vite nga alfabeti që na bashkoi: Dokumente arkivore, artikuj dhe fotografi. Monografi Akademike Shqiptare.

Downloads

Pubblicato

2025-09-19

Come citare

Çeçe, Elona, e Lindita Kaçani. 2025. «PIKËPAMJET DHE KONTRIBUTI I GJERGJ FISHTËS PËR GJUHËN STANDARDE SHQIPE». Diskutime 14 (33-34):71-75. https://doi.org/10.58923/diskutime.v14i33-34.6772.

Fascicolo

Sezione

Presentation

Articoli simili

1 2 3 > >> 

Puoi anche Iniziare una ricerca avanzata di similarità per questo articolo.