NGA KONGRESI I MANASTIRIT TE REPREZALJET E REGJIMIT KOMUNIST
DOI:
https://doi.org/10.58923/diskutime.v14i33-34.6778Resumen
Kongresi i Manastirit, i mbajtur në nëntor të vitit 1908, përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare moderne, duke vendosur themelet e unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe dhe duke shërbyer si moment kyç në përmbushjen e objektivave të Rilindjes Kombëtare. Kjo kumtesë synon të hedhë dritë për herë të parë mbi fatin e disa prej delegatëve pjesëmarrës dhe familjeve të tyre gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri (1945–1991). Në këtë periudhë, e shënuar nga represioni politik dhe rishkrimi ideologjik i historisë, shumë prej figurave që kishin kontribuar në procese kyçe të ndërtimit të identitetit kombëtar u përjashtuan nga narrativa zyrtare, ndërsa familjarët e tyre u përballën me ndjekje dhe persekutim. Studimi përqendrohet në tri shtylla: roli i delegatëve në ndërtimin e identitetit kulturor shqiptar; trajtimi i familjarëve të tyre nga regjimi; dhe përpjekjet për fshirjen ose deformimin e kontributit të tyre historik. Kërkimi mbështetet në burime arkivore të paeksploruara dhe në dëshmi gojore nga trashëgimtarë të drejtpërdrejtë. Kjo qasje synon të risjellë në vëmendje figura të lëna në hije dhe të reflektojë mbi ndikimin e ideologjisë në ndërtimin e historisë kombëtare.
Palabras clave:
Kongres, delegatë, regjim komunist, identitet kombëtar, burime arkivoreDescargas
Citas
-
Arkivi
-
AMPB, F. 1, D. 4739
-
AMPB, F. 1, D.1086
-
AMPJ, Viti 1947, Kutia 8, D. 159, fl. 123. “Lista e kriminelëve të luftës shqiptare”
-
Gazeta & Revista
-
Gazeta Dituria, botues Mitat Frashëri, Selanik, Nr. 3, 1909
-
Hylli i Dritës, 1938,
-
Literaturë
-
E. Hoxha “Vepra 3”, Vol. 3, 8 Nëntori, Tiranë, 1969
-
E. Hoxha, Vepra 4, 8 Nëntori, Tiranë 1970
-
Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, Botimet albanologjike, 2017, vol. I
-
Ibrahim D. Hoxha, “Nëpër udhët e penës shqiptare”, Tiranë1986
Citas
Arkivi
AMPB, F. 1, D. 4739
AMPB, F. 1, D.1086
AMPJ, Viti 1947, Kutia 8, D. 159, fl. 123. “Lista e kriminelëve të luftës shqiptare”
Gazeta & Revista
Gazeta Dituria, botues Mitat Frashëri, Selanik, Nr. 3, 1909
Hylli i Dritës, 1938,
Literaturë
E. Hoxha “Vepra 3”, Vol. 3, 8 Nëntori, Tiranë, 1969
E. Hoxha, Vepra 4, 8 Nëntori, Tiranë 1970
Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX, Botimet albanologjike, 2017, vol. I
Ibrahim D. Hoxha, “Nëpër udhët e penës shqiptare”, Tiranë1986
Descargas
Publicado
Cómo citar
Número
Sección
Licencia
Derechos de autor 2025 Diskutime

Esta obra está bajo una licencia internacional Creative Commons Atribución 4.0.

