Matësi i nivelit të alkoolit me arduino
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.vi2.4680Abstract
Një nga shkaqet kryesore të aksidenteve automobilistike është drejtimi i automjetit në gjendje të dehur. Statistikat tregojnë se rreth 14% e vdekjeve të raportuara nga aksidentet automobilistike kanë si shkak gjendjen e drejtuesit të pirë, me nivele të alkoolit mbi normat e lejuara. Gjithashtu, personat që ngasin makinën në gjendje të dehur vuajnë dëmtime më të rënda se ata që nuk kanë konsumuar alkool. Gjatë këtij studimi do të propozojmë një metodë që do sjellë reduktimin e numrit të aksidenteve nëpërmjet përdorimit të një prototipi. Për të arritur këtë qëllim, do të përdorim sensorin e alkoolit, i cili merr informacion nga frymëmarrja e drejtuesit të automjetit dhe nëpërmjet një potenciometri, në varësi të përmbajtjes së nivelit të alkoolit në frymëmarrje, do të japë në dalje rrymë. Sensori i alkoolit është vetëm një nga elementet e një sistemi më të madh, i cili do të vendoset në timonin e automjetit dhe do të aktivizohet në momentin e ndezjes së makinës. Në këtë çast sensori fillon dhe mat nivelin e alkoolit në gjak të shoferit dhe, në rast se niveli i alkoolit është shqetësues dhe ka kaluar normat e lejuara, atëherë shoferi njoftohet nëpërmjet një ekrani LCD dhe makina do të fiket. Në të njëjtën kohë, me anë të përdorimit të një moduli GPS, dërgojmë një njoftim tek autoritetet përkatëse për vendndodhjen e automjetit.Parole chiave:
alkool, arduino, sensor, programim.Downloads
Riferimenti bibliografici
-
“Alcohol and the Human Body.” Intoximeters, www.intox.com/physiology/. Aksesuar më datë 25.04.2019.
-
“Breathalyzer.” Wikipedia, WikimediaFoundation, 13 Mar. 2019, en.wikipedia. org/wiki/Breathalyzer. Aksesuar më datë 24.04.2019.
-
Bill. “Grove – Gas Sensor (MQ3).” Seeed studio, wiki.seeedstudio.com/Grove-Gas_Sensor-MQ3/. Aksesuar më datë 24.04.2019.
-
M. Evans, J. Noble, J. Hochenbaum, ”Arduino in action”, Manning Publications, 2013.
-
Schwartz, Marco. “Build Your Own Arduino Breathalyzer.” Open Home Automation, Open Home Automation, 31 Mar. 2019, open home automation.net/arduino-breathalyzer. Aksesuar më datë 23.04.2019.
-
“Liquid-Crystal Display.” Wikipedia, Wikimedia Foundation, 23 Apr. 2019, en.wikipedia.org/wiki/Liquid-crystal_display. Aksesuar më datë 25.04.2019.
-
“Global Positioning System.” Wikipedia, Wikimedia Foundation, 28 Apr. 2019, en.wikipedia.org/wiki/Global_Positioning_ System. Aksesuar më datë 25.04.2019.
-
“DC Motor.” Wikipedia, Wikimedia Foundation, 10 Apr. 2019, en.wikipedia.org/ wiki/DC_motor. Aksesuar më datë 25.04.2019.