Masat e sigurimit për të mitur
DOI:
https://doi.org/10.55312/op.v14i2.4756Abstract
Caktimi i masave të sigurimit është një moment shumë i rëndësishëm për fatet e procesit penal e veçanërisht për të miturit që kanë kryer vepra penale e ndaj të cilëve do të merren ato. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka sjellë përparësi në krahasim me Kodin e Procedurës Penale ekzistuese duke pasur në qëndër të vemëndjes interesin më të lartë të të miturit. Gjykata si organi që garanton të drejtat themelore të të miturit në procesin penal, kujdeset veçanërisht që të garantojë pa hezitim të drejtat e të miturit, të kontrollojë përshtatshmërinë e kërkesave të prokurorit për caktimin e masave të sigurimit dhe të caktojë vetë masat më ta përshtatshme në favor të interesit më të lartë të të miturit. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka parashikuar dy masa që nuk kanë ekzistuar më parë në Kodin e Procedurës Penale, sic janë, vendosja e të miturit në mbikqyrje dhe vendosja e të miturit në shërbim të specializuar. Të dy këto masa janë risi dhe synojnë të garantohet paraqitja e të miturit para organave proceduese sa herë që kërkohet për nevojat e hetimit duke përcaktuar dhe personat dhe institucionet që marrin përsipër dhe garantojnë këtë veprimtari. Ky ligj parashikon kushte dhe kritere të veçanta nga neni 228 i KPRP që janë specifikisht për të miturit dhe që trajtohen me mjaft hollësi në këtë ligj. Nga pikëpamja metodologjike, punimi shfrytëzon analizën e dispozitave ligjore në fuqi, interpretimin kritik si dhe literaturën bashkëkohore mbi këtë çështje.Parole chiave:
i mitur,, masë sigurimi,, mbikqyrje,, shërbim i specializuar.Downloads
Riferimenti bibliografici
-
, 4 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nenet 17, 27, 54.
-
, Kodi Drejtësia Penale për të Mitur, ligji Nr.37/2017.
-
, Direktiva 2011/ 93, Europen Union.
-
, 8, 9, 11, 12, 15, 16 Kodi Drejtësia Penale për të Mitur, viti 2017, nenet 86, 82, 83, 84, 81, 90/1, 16/3.
-
, 6, 9, 13, 14, 17, 18 Kodi Procedurës Penale, Republika e Shqipërisë, nenet 230, 245, 234, 259, 244, 351, 251.
Riferimenti bibliografici
, 4 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nenet 17, 27, 54.
, Kodi Drejtësia Penale për të Mitur, ligji Nr.37/2017.
, Direktiva 2011/ 93, Europen Union.
, 8, 9, 11, 12, 15, 16 Kodi Drejtësia Penale për të Mitur, viti 2017, nenet 86, 82, 83, 84, 81, 90/1, 16/3.
, 6, 9, 13, 14, 17, 18 Kodi Procedurës Penale, Republika e Shqipërisë, nenet 230, 245, 234, 259, 244, 351, 251.



