Borgjezi e kuqe, borgjezi e zezë: perceptime mbi fundin e socializmit në romanet Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit të Ismail Kadaresë

Autorët

  • Enis Sulstarova

DOI:

https://doi.org/10.71398/sa.vi23.7131

Abstract

Artikulli shqyrton dy romane të Ismail Kadaresë, Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit për mënyrën se si trajtohen në letërsinë e kohës dy krizat e regjimit komunist shqiptar në vitet 1960-1970, të shkaktuara nga ndërprerja e mbështetjes prej Bashkimit Sovjetik dhe, më pas, Kinës. Në këta romane paraqitet hipoteza e fundit të komunizmit, për t’u hedhur poshtë me anë të pohimit të normalitetit të modernitetit socialist, i cili “vërtetohet” përmes panoramës së jetës së përditshme në Tiranë të personazheve pozitivë. Këta të fundit i përkasin shtresës së burokratëve dhe intelektualëve krijues, e cila ishte përfituese kryesore e revolucionit socialist. Dy romanet e paraqesin pakthyeshmërinë e komunizmit edhe përmes orientalizimit të shteteve “revizioniste”, të borgjezisë së mëparshme dhe atyre burokratëve që ëndërrojnë të kthehen në një shtresë sunduese në socializëm, në “borgjezi të kuqe”. Romani Koncert në fund të dimrit, fillimisht i ndaluar, por më pas botuar në fund të viteve 1980, përmes kundërvënies orientaliste Evropë-Azi, e paraqet Shqipërinë socialiste si pjesë të pandashme të kulturës evropiane, duke i dhënë zë shpresave të një pjese të intelektualëve të kohës për hapje drejt Perëndimit, ose për një fund të mundshëm të komunizmit, që do t’i hapte rrugën “rikthimit” të Shqipërisë në Evropë.

Keywords:

komunizëm, roman, jetë e përditshme, modernitet, orientalizëm, Evropë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Balockaite, Rasa. 2016. “Bourgeoisie as Internal Orient in the Soviet Lithuanian Literature: Roses Are Red by A. Biekauskas, 1959” [“Borgjezia si orient i brendshëm në letërsinë lituaneze sovjetike: Trëndafilat janë të kuq nga A. Biekauskas, 1959”]. Journal of Baltic Studies 47 (1): 77–91.

  2. Champseix, Jean-Paul. 2021. Ismail Kadare: Një disidencë letrare. Tiranë: Fan Noli.

  3. Clark, Katerina. 1981. The Soviet Novel: History as Ritual [Romani sovjetik: Historia si ritual]. Chicago: The University of Chicago Press.

  4. Dede, Spiro. 1983. Kundërrevolucion në kundërrevolucion. Tiranë: 8 Nëntori.

  5. Dervishi, Met. 2014. Intertekstualja dhe disidentja te Dimri i vetmisë së madhe. Tiranë: Saras.

  6. Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste. 1983. Historia e PPSH. Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Shkollor.

  7. Hoxha, Enver. 1986. Vepra, vëllimi 51: Maj 1973–qershor 1973. Tiranë: 8 Nëntori.

  8. Kadare, Ismail. 1981. Vepra letrare 7: Dimri i madh. Tiranë: 8 Nëntori.

  9. Kadare, Ismail. 1988. Koncert në fund të dimrit. Tiranë: Naim Frashëri.

  10. Kovacevic, Natasa. 2010. “Anticommunist Orientalism: Shifting Boundaries of Europe in Dissident Writing” [“Orientalizmi kundërkomunist: Kufijtë e lëvizshëm të Evropës në shkrimet e disidentëve”]. In In Marx’s Shadow: Knowledge, Power and Intellectuals in Eastern Europe and Russia [Në hijen e Marksit: Dija, pushteti dhe intelektualët në Evropën Lindore dhe Rusi], edited by Costica Bradatan and Serguei A. Oushakine, 131–152. New York: Lexington Books.

  11. Meta, Beqir, Afrim Krasniqi, and Hasan Bello, eds. 2021. Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit (dokumente arkivore), vëll. 4, 1977–1984. Tiranë: Emal.

  12. Meta, Beqir, Marenglen Verli, and Muhamet Jashari, eds. 2023. Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, vëllimi 5. Tiranë: Botimet Albanologjike.

  13. Mëhilli, Elidor. 2017. From Stalin to Mao: Albania and the Socialist World [Nga Stalini te Mao: Shqipëria dhe bota socialiste]. Ithaca, NY: Cornell University Press.

  14. Prifti, Peter R. 1978. Socialist Albania since 1944: Domestic and Foreign Developments [Shqipëria socialiste që nga viti 1944: Zhvillime të brendshme dhe të jashtme]. Cambridge, MA: The MIT Press.

  15. Sulstarova, Enis. 2017. “Lufta e klasave përmes realizmit socialist: Rasti i romaneve e novelave me agjenturë.” Politikja 2: 109–135.

  16. Sulstarova, Enis. 2019. Arratisje nga Lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja. Tiranë: Pika pa sipërfaqe.

  17. Shapllo, Dalan. 1978. Vështrime teorike-letrare. Tiranë: Naim Frashëri.

Published

2025-12-20

How to Cite

Sulstarova, E. (2025). Borgjezi e kuqe, borgjezi e zezë: perceptime mbi fundin e socializmit në romanet Dimri i madh dhe Koncert në fund të dimrit të Ismail Kadaresë. Studime për Artin, (23). https://doi.org/10.71398/sa.vi23.7131