Teatër & kinematografi
Kinematografia në Kosovë
DOI:
https://doi.org/10.71398/as.v18i18.479Abstract
Paçka se në kushte jo të favorshme, madje diskriminuese, kinematografia shqiptare në Kosovë ka lënë gjurmët e veta në
arealin kulturor dhe artistik të popullit shqiptar, aty e në tërësinë hapësinore të tij. Historia e zhvillimit të saj, ashtu nën trysni siç ka qenë, e pakët apo e vonshme, sikurse edhe nën utopitë e kohës, gjithsesi ka sjellë kontributet e saj të pamohueshme,
të cilat studimet tona i kanë bërë të rrokshme, gjithsesi. Por, që të realizohen qasje të kaheve të ndryshme në këqyrjen dhe
shqyrtimin e gjithë gamës së argumenteve, proceseve, vlerave, nyjave e problemeve që kjo kinematografi ka pasur udhëve të
zhvillimit të saj, lind përherë nevoja për trajtesa e optika të reja. Një e tillë mëton të jetë edhe ajo çka do të thuhet më poshtë në
këtë artikull, duke përzgjedhur syresh gjësende prej “gravitetit” historik e artistik të traditës që është shënuar në lëvrimin e këtij
arti: kinematografisë.



