Rebelimi ndaj institucionit arkivues si shuarje e kujtesës kolektive

Një vështrim mbi arkivat teatrorë në Shqipëri

Autorët

  • Anxhela Hoxha (Çikopano)

DOI:

https://doi.org/10.71398/as.v20i20.508

Abstract

Debatet e sotme të arkivimit, veçanërisht në epokën e digjitalizimit, sjellin teori dhe praktika për t’i bërë arkivat sa më të aksesueshëm nga të gjithë. Arkivimi sot flet për dinamika të reja. Arkivimi në teatër pastaj, sjell edhe problematikat e arkivimit të një morie elementesh, në mediume të ndryshme, por edhe sfidën e arkivimit të së paarkivueshmes, siç është interpretimi.
Megjithatë, problemi kryesor, me të cilin është përballur
arkivimi teatror në Shqipëri, lidhet me praktikat arkivuese para dhe pas viteve ’90. Bjerrja e arkivave, një fenomen i njohur pas viteve ’90, solli edhe bjerrjen e këtyre arkivave, duke bërë që një pjesë e artistëve të merrnin materiale nga dosjet e arkivave publikë dhe t’i çonin në shtëpitë e tyre, në mos për tjetër arsye, për t’i ruajtur nga shkatërrimi e harresa. Po ky proces përmban një paradoks, sepse në çastin që materialet e arkivuara dalin nga sfera publike, për të hyrë në privaten, hyjnë në territorin e harresës kolektive dhe bëhen të paprekshme nga studiuesit, çka çon edhe personin në fjalë drejt harresës.
Pas ndryshimit të sistemit politik në vitin 1990, veçanërisht në dekadën e parë, pati një sjellje refuzimi kolektiv ndaj trashëgimisë komuniste, gjë që u pasqyrua jo vetëm në bastisjen e godinave që e përfaqësonin, si uzina, fabrika, magazina etj., por edhe në shkatërrimin e arkivave, duke u djegur dhe duke u flakur dosje. Shkatërrimi u pasua nga një fenomen që karakterizonte edhe shoqërinë në përgjithësi: në përvetësimin e materialeve teatrore, si një pronë private që duhej ruajtur nga krijuesi, paçka se kjo vinte ndonjëherë edhe për nevoja të moszhdukjes së materialeve përballë kësaj batërdie kolektive dhe institucionale. Problemi i ruajtjes personale të materialeve artistike qëndron në zhdukjen e tyre nga kujtesa kolektive, një sfidë kjo për kërkuesit, të cilët hasin xhepa të zbrazur gjatë kërkimeve të tyre. Po ç’po ndodh me  arkivat teatrorë sot?"

Keywords:

arkiv, teatër, shfaqje, interpretim, kujtesë kolektive, arkivim teatror

Downloads

Download data is not yet available.

Published

2023-01-31

How to Cite

Hoxha, A. (2023). Rebelimi ndaj institucionit arkivues si shuarje e kujtesës kolektive: Një vështrim mbi arkivat teatrorë në Shqipëri. Studime për Artin, 20(20), 33–74. https://doi.org/10.71398/as.v20i20.508

Numër

Section

Artikuj