Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176

Autorët

  • Anxhela Çikopano

DOI:

https://doi.org/10.71398/sa.vi23.7130

Abstract

Ky punim shqyrton Pallatin 176, komedinë më të shfaqur në historinë e teatrit shqiptar, si një hapësirë përmbysjeje ideologjike dhe kulturore rreth fundit të socializmit shqiptar. Premiera e vitit 1986 dhe popullariteti masiv i shfaqjes (me mbi 500 të tilla), lidhen me batutën e shkathët, natyrshmërinë në vënien skenike dhe me personazhin kryesor, Vanin, të interpretuar mjeshtërisht nga Roland Trebicka. Vani, një marifetçi simpatik, aspiron postin e magazinierit jo për përgjegjësitë, por për rehatinë dhe pushtetin që sjell. Edhe pse teknikisht i punësuar, refuzimi i punës fizike dhe kërkimi i pushtetit e vendosin atë në kushtet e një aspiranti parazit: një figurë që përkon me ankthin ideologjik të regjimit ndaj dembelizmit dhe privilegjit burokratik. Përmes Vanit, shfaqja sjell një komedi thyerjesh: ai sajon fejesa, përhap thashetheme dhe shkruan një letër anonime. Kjo përkon me konceptin e Michel Serres-it për parazitin, jo si një përfitues pasiv, por si një ndërhyrës në sistem, që prodhon ndryshim përmes zhurmës dhe prishjes së rendit. “Dënimi” i tij përfundimtar, riedukim vullnetar në një fshat të largët, shfaqet si mbyllje ideologjike, por në thelb është një fitore ironike: një njeri i dëbuar nga sistemi që rihyn në të përmes lidhjeve familjare dhe marifeteve. Duke e vendosur Vanin në kontekstin e ligjshmërisë shqiptare për “parazitin” të viteve 1973 dhe 1976, si dhe duke e krahasuar me ligjshmëri të ngjashme në Bashkimin Sovjetik dhe në Republikën Demokratike të Gjermanisë, punimi argumenton se paraziti ishte një figurë dyplanëshe: sa e padobishme, aq edhe thelbësore për shpërbërjen e rendit socialist. Pallati 176 përfaqëson kështu një shembull se si teatri i socializmit të vonë mund të fshihte kritikën pas së qeshurës, duke mishëruar rezistencën jo përmes protestës së hapur, por përmes artit komik të mbijetesës, ndonëse i prodhuar në një nivel të pavetëdijshëm.

Keywords:

teatri shqiptar, socializmi i vonë, paraziti, përmbysje idologjike, teatër i komunizmit

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Balashi, Adelina. 1986. Pallati 176 [Apartment Block 176]. Working copy of the play (courtesy of the playwright).

  2. Balashi, Adelina. 1985. “Vani dhe të tjerë” [“Vani et al.”]. Teatër [Theatre] 4: 5–81.

  3. Beermann, Reinhold. 1962. “The Parasite Law in the Soviet Union.” The British Journal of Criminology 3 (1): 71–80. https://www.jstor.org/stable/23634828.

  4. Çikopano, Anxhela. 2020. Kode zakonore në dramaturgjinë shqipe [Customary Laws in the Albanian Drama]. Tiranë: Shtëpia Botuese Morava.

  5. Fitzpatrick, Sheila. 2006. “Social Parasites: How Tramps, Idle Youth, and Busy Entrepreneurs Impeded the Soviet March to Communism.” Cahiers du Monde russe 47 (1–2): 377–408. https://www.jstor.org/stable/20175002.

  6. Gashi, Jonida. 2025. Kinemaja para gjyqit: nga kinokronikat e gjyqeve të popullit te filmat e vigjilencës revolucionare të masave [Cinema on Trial: From the Newsreels of the Communist Show Trials to the Revolutionary Vigilance Films]. Tiranë: Pika pa sipërfaqe.

  7. Gashi, Jonida. 2024. “Irradicable Evil: Representations of the Enemy in Late Socialist Albanian Cinema.” Paper presented at “The Many Ethnographic Faces of the Parasite” workshop, CRASSH, University of Cambridge, March 15.

  8. Gurakuqi, Z. 1986. “‘Pallati 176’ një komedi e mirëpritur në skenën e Teatrit Popullor” [“‘Apartment Block 176’ a Welcome Comedy on the Stage of the People’s Theatre”]. Nëntori 7: 208–210.

  9. Hoxha, Artan R. 2024. “First ‘Circulating’ and Later ‘Educating’: Enver Hoxha and the Disempowerment of the Techno-Bureaucratic Establishment in Communist Albania.” In Deportation in East Central Europe in the 20th Century: Snapshots of Invisible Incarceration, edited by Mihaela Martin, Michael Daniel Sagatis, and Dallas Michelbacher, 47–70. New York: Peter Lang USA.

  10. Lindenberger, Thomas. 2005. “‘Asoziale Lebensweise’: Herrschaftslegitimation, Sozialdisziplinierung und die Konstruktion eines ‘negativen Milieus’ in der SED-Diktatur.” Geschichte und Gesellschaft 31 (2): 227–254. https://www.jstor.org/stable/40186227.

  11. Marku, Ylber. 2022. “Socialism in Action: Albania’s Ideological and Cultural Revolution and the Lessons from History.” Art Studies 21: 39–88.

  12. Meksi, Sofokli. 2017. “Papërshtatshmëria e paradigmës totalitare në përpjekjen për të shpjeguar natyrën dhe dinamikën e regjimit stalinist shqiptar në vitet 1960–1962” [“The Inadequacy of the Totalitarian Paradigm in Explaining the Nature and Dynamics of the Albanian Stalinist Regime, 1960–1962”]. Politikja [The Political] 2: 7–39.

  13. Musolff, Andreas. 2014. “From Social to Biological Parasites and Back: The Conceptual Career of a Metaphor.” Contributions to the History of Concepts 9 (2): 18–32. https://www.jstor.org/stable/43610971.

  14. Rozik, Eli. 2011. Comedy: A Critical Introduction. United Kingdom: Sussex Academic Press.

  15. Serres, Michel. 1982. The Parasite. Translated by Lawrence R. Schehr. Baltimore: Johns Hopkins University Press.

  16. Thomai, Jani, et al. 2006. Fjalor i gjuhës shqipe [Dictionary of the Albanian Language]. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

  17. Yurchak, Alexei. 2011. “A Parasite from Outer Space: How Sergei Kuryokhin Proved that Lenin Was a Mushroom.” Slavic Review 70 (2): 307–333. https://www.jstor.org/stable/10.5612/slavicreview.70.2.0307.

  18. Central State Archive. 1988. “Argumente mbi kritikën (mes të tjerave) të komedisë ‘Pallati 176’” [“Arguments on the Criticism—Among Others—of the Comedy ‘Apartment Block 176’”]. Fund 14 / APSTR, file 1430, sheets 1–5.

  19. Central State Archive. 1976. “Mbi amendime të dekretit Nr. 5072, të datës 29 qershor 1973 ‘Mbi detyrimin e parazitëve në punë’” [“On Amendments to Decree No. 5072, 29 June 1973”]. Fund 489 / Presidium of the People’s Assembly, file 25, sheets 5–6.

  20. Central State Archive. 1980. “Mbi çështjen penale që i përket Naxhije Lukës e shokë” [“On the Criminal Case Concerning Naxhije Luka and Associates”]. Fund 493 / High Court, file 63, sheets 1–2.

  21. Central State Archive. 1985. “Mbi disa probleme që dalin nga gjykimi i veprave penale…” [“On Issues Arising from the Adjudication of Criminal Offenses”]. Fund 493 / High Court, file 238, sheets 1–12.

  22. Central State Archive. 1986. “Mbi gjendjen e çështjeve të pezulluara…” [“On the Status of Suspended Criminal Cases”]. Fund 492 / General Prosecutor’s Office, file 117, sheets 2–16.

  23. Central State Archive. 1982. “Për ruajtjen e objekteve të tregtisë nga vjedhjet e jashtme” [“On the Protection of Commercial Establishments from External Thefts”]. Fund 976 / Ministry of Internal Trade, file 208, sheets 4–6.

  24. Central State Archive. 1974. “Raport mbi situatën e parazitëve dhe integrimin e tyre në fuqinë punëtore” [“Report on Parasites and Their Integration into the Workforce”]. Fund 490 / Council of Ministers, file 440, sheets 1–2.

  25. Central State Archive. 1981. “Raport mbi zbatimin e Dekretit Nr. 5072…” [“Report on the Implementation of Decree No. 5072”]. Fund 489 / Presidium of the People’s Assembly, file 18, sheets 1–11.

  26. Central State Archive. 1974. “Sqarime mbi zbatimin e masave të punësimit të detyruar të parazitëve” [“Clarification on Compulsory Employment Measures”]. Fund 490 / Council of Ministers, February 2, file 187, sheets 1–4.

  27. National Theater Archive. 1986. “Analizë e shfaqjes” [“Analysis of the Performance”]. Dossier 193, Pallati 176, May 2, sheets 1–11.

  28. National Theater Archive. 1986. “Shënime nga mbledhja e komisionit të repertorit dhe e komisionit artistik” [“Repertoire and Artistic Committee Notes”]. Dossier 193, January 14, sheets 1–6.

  29. National Theater Archive. 1986. “Shënime të mbledhjes së Këshillit Artistik pas provës së përgjithshme” [“Artistic Council Notes after General Rehearsal”]. Dossier 193, February 14, sheets 1–6.

  30. Ahmeti, Mimoza. 1988. “Duke kërkuar përgjegjësi për formimin e shijeve” [“Calling for Responsibility in Shaping Public Taste”]. Zëri i Popullit, September 4.

  31. Angjeli, Sokol. 1986. “Bashkëpunim i frutshëm i autorëve të një premiere” [“Fruitful Collaboration of Premiere Authors”]. Zëri i Popullit, April 23.

  32. Gazeta Zyrtare e Republikës Popullore të Shqipërisë. 1973. No. 3, July 9.

  33. Gazeta Zyrtare e Republikës Popullore të Shqipërisë. 1976. No. 1, February 14.

  34. “Pallati 176 në skenën e Teatrit Popullor” [“Apartment Block 176 on the Stage of the People’s Theatre”]. 1986. Bashkimi, March 27.

  35. “Si do të jetë sivjet repertori në Teatrin Popullor?” [“This Year’s Repertoire at the People’s Theatre”]. 1986. Ylli 6: 16.

  36. Shehu, Aida. 1986. “Pas ditareve të një pallati” [“Beyond the Windows of an Apartment Block”]. Shqiptarja e Re 8: 19–20.

  37. “Shfaqja e 250-të e ‘Pallatit 176’” [“250th Performance of ‘Apartment Block 176’”]. 1988. Drita, January 17.

  38. Xhillari, Petraq. 1986. “Realizim në të gjithë përbërësit” [“An Achievement in All Its Components”]. Drita, March 30.

  39. Balashi, Adelina. 2024. Personal interview by the author.

  40. Bualoti, Alfred. 2024. Personal interview by the author.

  41. Bualoti, Alfred, and Andon Qesari, directors. 1986. Pallati 176 (Telekomedi/Telecomedy). YouTube video, 1:54:20. https://www.youtube.com/watch?v=tMtzKhicfT8 (accessed July 10, 2025).

Published

2025-12-20

How to Cite

Çikopano, A. (2025). Paraziti i përkryer jeton në pallatin nr. 176. Studime për Artin, (23). https://doi.org/10.71398/sa.vi23.7130

Similar Articles

1 2 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.