Mbi alomorfinë e prapashtesave fjalëformuese në gjuhën Shqipe

Autori

  • Leonard Dauti

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.983

Abstract

Ndajshtesimi, si rruga më prodhimtare e pasurimit të leksikut në gjuhën shqipe, mbetet edhe një ndër mënyrat më të studiuara të fjalëformimit në gjuhësinë shqiptare. Jo vetëm për larminë e mjeteve përkatëse morfologjike, parashtesave dhe prapashtesave, por para së gjithash për kompleksitetin e dukurive që lidhen me të. Në këtë punim do të shqyrtojmë prapashtesat alomorfe, përkatësisht ato prapashtesa të pranuara që ekzistojnë në çifte alomorfesh, si -tar/-ëtar, -si/-ësi, -ri/-ëri, -llo/-ëllo etj., falë daljes së një -ë-je epentetike në kufirin temë-prapashtesë. Interpretimi i derisotëm se në këto raste kemi daljen e një /ë/-je mbështetëse midis temës fjalëformuese dhe prapashtesës, e cila bëhet pjesë e prapashtesës, do të jetë objekt i një shqyrtimi kritik. Synimi i analizës së zhvilluar këtu është të provohet, brenda kornizës së morfologjisë së konstruksioneve, se në këto raste kemi një prapashtesë të përfaqësuar nga një morf i vetëm dhe jo dy alomorfe të së njëjtës prapashtesë. Elementi fonetik /ë/ është një kërkesë e strukturës prozodike të fjalës së re komplekse dhe nuk ka të bëjë me strukturën morfologjike të saj.

Parole chiave:

alomorf, morf, prapashtesë, fjalëformim, ndajshtesim, konstruksion, proces, morfologji

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Downloads

Pubblicato

2020-06-07

Come citare

Dauti, L. (2020). Mbi alomorfinë e prapashtesave fjalëformuese në gjuhën Shqipe. Studime Filologjike, 74(1-2), 93–108. https://doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.983

Fascicolo

Sezione

Artikuj

Articoli simili

<< < 1 2 3 4 

Puoi anche Iniziare una ricerca avanzata di similarità per questo articolo.