Pjetër Bogdani, Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), Botim kritik përgatitur nga Anila Omari, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 950 fq., Tiranë, 2005
Abstract
Pjetër Bogdani që kulmon dhe mbyll me veprën e vet gjithë prodhimin letrar e gjuhësor të Shkrimtarëve të Vjetër të Veriut, është bërë prej më se gjysmë shekulli objekt studimi e hulumtimi i filologëve dhe gjuhëtarëve të huaj e vendas, duke ngjallur interes të veçantë si krijues origjinal që shënon një cak kohor në formimin e gjuhës e kulturës shqiptare. Vepra e këtij shkrimtari shumë të ditur është vështruar në planin teologjik e filozofik, pedagogjik e didaktik, leksikologjik e tekstologjik nga studiues si: I. Rugova, Z. Xholi, I. Zamputi, N. Resuli, W. Kamsi, S. Riza, Sh. Osmani, T. Osmani, R. Ismajli etj. Gjithashtu ajo është ribotuar, pjesërisht apo plotësisht, disa herë në kohë të ndryshme, qoftë para Luftës së Dytë Botërore, siç janë disa fragmente të botuara nga Ndre Mjeda apo pjesa e parë e veprës nga Mark Flarapi, qoftë pas saj, si botim integral në formë fotostatike nga botuesi R. Trofenik i Mynihut, shoqëruar me një “Çelës për leximin e veprës” nga M. Camaj dhe me një parathënic nga Z. Valentini, dhe vitet e fundit si botim i përshtatur në gjuhën e sotme shoqëruar me fototipinë e tekstit origjinal nga i ndjeri Engjëll Sedaj, i cili ndërroi jetë kohët e fundit.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2007-06-18
How to Cite
Topalli, T. (2007). Pjetër Bogdani, Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), Botim kritik përgatitur nga Anila Omari, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 950 fq., Tiranë, 2005. Filology Studies, 1(1-2), 156–163. Retrieved from https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/4306
Issue
Section
Kritikë dhe bibliografi
License

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
