Pjetër Bogdani, Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), Botim kritik përgatitur nga Anila Omari, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 950 fq., Tiranë, 2005
Résumé
Pjetër Bogdani që kulmon dhe mbyll me veprën e vet gjithë prodhimin letrar e gjuhësor të Shkrimtarëve të Vjetër të Veriut, është bërë prej më se gjysmë shekulli objekt studimi e hulumtimi i filologëve dhe gjuhëtarëve të huaj e vendas, duke ngjallur interes të veçantë si krijues origjinal që shënon një cak kohor në formimin e gjuhës e kulturës shqiptare. Vepra e këtij shkrimtari shumë të ditur është vështruar në planin teologjik e filozofik, pedagogjik e didaktik, leksikologjik e tekstologjik nga studiues si: I. Rugova, Z. Xholi, I. Zamputi, N. Resuli, W. Kamsi, S. Riza, Sh. Osmani, T. Osmani, R. Ismajli etj. Gjithashtu ajo është ribotuar, pjesërisht apo plotësisht, disa herë në kohë të ndryshme, qoftë para Luftës së Dytë Botërore, siç janë disa fragmente të botuara nga Ndre Mjeda apo pjesa e parë e veprës nga Mark Flarapi, qoftë pas saj, si botim integral në formë fotostatike nga botuesi R. Trofenik i Mynihut, shoqëruar me një “Çelës për leximin e veprës” nga M. Camaj dhe me një parathënic nga Z. Valentini, dhe vitet e fundit si botim i përshtatur në gjuhën e sotme shoqëruar me fototipinë e tekstit origjinal nga i ndjeri Engjëll Sedaj, i cili ndërroi jetë kohët e fundit.Téléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2007-06-18
Comment citer
Topalli, T. (2007). Pjetër Bogdani, Cuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve), Botim kritik përgatitur nga Anila Omari, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, 950 fq., Tiranë, 2005. Studime Filologjike, 1(1-2), 156–163. Consulté à l’adresse https://www.albanica.al/studime_filologjike/article/view/4306
Numéro
Rubrique
Kritikë dhe bibliografi
Licence

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
