Rreth klasifikimit të foljevet në zgjedhime

Auteurs

  • Shaban Demiraj

DOI :

https://doi.org/10.62006/sf.vi3.2903

Résumé

Siç dihet, çështja e klasifikimit të foljevet në zgjedhime nuk ka gjetur ende një zgjidhje të kënaqshme në gramatologjinë e gjuhës shqipe. Arësyeja kryesore për këtë do kërkuar në vetë vështirësitë, që paraqit sistemi foljor i shqipes, i cili gjatë zhvillimit historik ka pësuar ndry- shime të mëdha të karakterit fonetik dhe gramatikor. Zgjidhjen e këtij problemi e ka vështirësuar edhe mungesa e kritereve të përbashkëta sa më racionale. Në gramatikat e gjuhës shqipe 1 janë ndjekur kritere të ndryshme për çështje të tilla si trajtimi i foljevet të parregullta, format themelore që'vihen në bazë të klasifikimit në zgjedhime, numri i zgjedhi- mevet dhe i nëndarjevet të tyre etj.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Për këtë artikull, që paraqitet si bazë për një diskutim të gjerë, janë pasur parasysh këto vepra: K. Kristoforidhi, Grammatikë tes alvanikês gllôssës, Konstandi- nopojë, 1882; Sami Frashëri, Shkronjëtore e gluhësë shqip, Bukuresht, 1886; Gustav Meyer, Kurzgefasste albanesische Grammatik, Leipzig, 1888; Anton Xanoni, Gramatika shqyp, Shkodër, 1909; Gjergj Pekmezi, Grammatik der albanesischen Sprache, Wien, 1908; Gustav Weigand, Albanesische Grammatik im südgegischen Dialekt, Leipzig, 1913; G.M., Gramatika e gjuhës shqipe, Shkodër, 1916; Koço Tasi, Gramatikë e gjuhës shqype. Vlorë. 1923; Ilo Dilo Sheqeri, Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe, Vlorë, 1927; A. Xhuvani, Libri i gjuhës shqipe, pjesa e dytë, për klasët e nalta të fillores e të parat e qytetses, Tiranë, 1939; Osman Myderrizi, Gramatika e re e shqipes, Tiranë, 1944; Kostaq Cipo, Gramatika shqipe, Tiranë, 1949; Mahir Domi, Morfologjia historïke e shqipes (konspekt-leksione), Tiranë, 1961; P. Elezi — L. Dod- biba, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë. 1959; Sh. Demiraj. Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe (dispensé), pj. I, Tiranë, 1961; Sh. Demiraj, Gramatika e gjuhës shqipe, pj. I, Morfologjia (tekst për shkollat pedagogjike), Tiranë, 1962.

  2. Nuk e quajmë të nevojshme të japim hollësira këtu mbi këtë pikë dhe mbi dy pikat e tjera që ndjekin.

  3. Samiu dhe Tasi marrin si paskajore format e tipit punuar, bërë, etj.

  4. Më ndonjë gramatikë, si p.sh. në atë të Sami Frashërit, janë bërë përpjekje për ti dalluar tipat e lakimit të emrave edhe sipas tingullit fundor të temës.

  5. Shih Sh. Demiraj, Morfologjia e g ju h ës së sotme shqipe (dispensé), pj, I, 27.

  6. Sipas nesh, as në planin diakronik këto forma nuk kanë qenë të paskajores, por të pjesores së perfektit pësor.

  7. Në Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (projekt) Tiranë, 1967, nuk është mbajtur qëndrim për këtë, por në C III § 6, 2 rekomandohet varianti matte, megjithëse lejohet edhe varianti maste. Megjithatë. mbeten nja 20 fol je të tipit përkas /përket, vras /vret, shes /shet, në të cilat alternimi bashkëtingëllor është i pashmang- shëm. Por vetëm për 20 folje nuk mund të përligjot mbajtja e një zgjedhimi më vete.

  8. Shih Rregullat e drejtshkrimit të shqipes (projekt), Tiranë, 1967, f. 7.

Téléchargements

Publiée

1969-09-01

Comment citer

Demiraj , S. (1969). Rreth klasifikimit të foljevet në zgjedhime. Studime Filologjike, (3), 193–202. https://doi.org/10.62006/sf.vi3.2903

Numéro

Rubrique

Probleme dhe diskutime