Pjetër Budi dhe gjuha e tij

Autori

  • Eqrem Çabej

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v23i4.2599

Abstract

Pjetër Budi prej Gurit të Bardhë të Matit, të cilin bota shqiptare për të parën herë e përkujton sot pas katër shekujsh që nga viti i lindjes së tij, bën pjesë në një lagje shkrimtarësh, nga të cilët më i pari që dimë është Gjon Buzuku, e ata që vijnë pas Budit janë Frano Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi e të tjerë. Duke i kundruar këta shkrimtarë në tërësinë e tyre, dhe duke i shikuar nga distança e kohës, nga gjendja e sotme e kulturës së atdheut tonë, vëmë re se ata përfaqësojnë një lulëzim të shënueshëm të shkrimit të gjuhës e të literaturës së ven­ dit. Fakti që këta nuk janë një e dy, po përbëjnë një varg burrash të pendës, na dëshmon se aty nuk kemi një dukuri kulturore sporadike, po kemi të bëjmë me një lëvizje mendore. Kjo gjë shënon një cak me rëndësi në historinë e popullit shqiptar. Dhe ajo na bën të mendohemi, e të hetojmë se ku i ka gurrat kjo rilindje letrare. Si çdo lëvizje e karakterit mendor, edhe kjo jona e shekullit të XVI. e të XVII. nuk është një pjellë gande e rastit, po i ka arsyet e saj të brendshmet e të jashtmet, arsye politike, sociale e psikologjike të kohës.

 

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Downloads

Pubblicato

1966-12-01

Come citare

Çabej, E. (1966). Pjetër Budi dhe gjuha e tij. Studime Filologjike, 23(4), 138–150. https://doi.org/10.62006/sf.v23i4.2599

Fascicolo

Sezione

Kumtesa dhe shënime