Fjalia përkundrejt thënies dhe propozicionit në sintaksën e shqipes
Аннотация
Konceptimi i fjalisë si njësi e analizës sintaksore përbën një çështje problemore që ende nuk ka gjetur një zgjidhje të kënaqshme në sintaksën e gjuhës shqipe. Në punime, tubime apo konferenca të ndryshme shkencore, gjuhëtarët që merren me sintaksën kanë folur shpesh për koncepte të ndryshme të sintaksës bashkëkohore, është folur dhe diskutuar shumë edhe për çështje të terminologjisë së sintaksës, por ende nuk është marrë seriozisht problemi i një konceptimi bashkëkohor të kësaj njësie. Qasja e deritanishme ndaj formës gjuhësore të fjalisë është bërë më së shumti në kuadër të një a më shumë teorive gjuhësore mbizotëruese deri në gjysmën e parë, ndoshta edhe në fillimet e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Ndërkaq, zhvillimet dhe përpunimet bashkëkohore të teorive gjuhësore kanë dëshmuar se disa realizime të gjuhës njerëzore nuk mund të kuptohen dhe të shpjegohen mirë duke parë ngushtësisht vetëm aspektin sintaksor ose vetëm aspektin semantik të tyre. Rezultate më të mira janë marrë nga kombinimi i analizës semantike me atë sintaksore.Скачивания
Библиографические ссылки
-
Rendi i fjalëve në semantiko-sintaksore nuk parakupton që rëndësi primare ka semantika dhe pastaj vjen sintaksa. Në analizën e këtij punimi të dy rrafshet shihen të ndërthurur ngushtë me njëri-tjetrin.
-
Dukuritë gjuhësore shpjegohen me anë të kategorive të logjikës. Ndërkaq, logjika mendohet si “arti i të menduarit” dhe ende nuk është formalizuar në këtë periudhë.
-
Kupto: sipas disiplinës së logjikës.
-
Prifti shënon si literaturë të konsultuar: Gj. Haxidhaqi, Lexime akademike në gramatikën greke dhe latine, Vëll. I, Athinë, 1924; Vëll. II, 1930.
-
A. A. Xarxani, Sintaksa e gjuhës së re greke, Athinë, 1928.
-
Citojmë: “Me anë të lidhjes sintaktike fjalët ngrihen nga elemente të thjeshta emrimi në elemente përcaktonjëse të komunikimit, nga njësi leksikore të thjeshta emrimi në njësi sintaktike të komunikimit. Përdorimi më vehte, i veçuar, i fjalëvet është një akt emrimi në të folurit tonë, kurse përdorimi i fjalëvet në ligjëratë të ndërtuar gramatikisht, është një akt komunikimi. Prandaj, në çdo rast që dy apo më shumë fjalë bashkohen midis tyre sintaktikisht, lind njësia sintaktike. ...Në çdo njësi sintaktike përmbahen raporte të caktuara logjike dhe gramatikore. ...Njësitë sintaktike janë një rezultat i natyrëshëm i gërshetimit sintaktik të fjalëvet; prandaj ato kuptohen së pari si togje fjalësh të bashkuara dhe së dyti si mjete shprehëse raportesh të caktuara, d.m.th. si mjete komunikimi.”
-
Po e quajmë kështu për ta dalluar nga periudha kur gramatologjia shqipe ishte nën ndikimin e gramatikës së Port Royal-it.
-
Thuhet zakonisht, pasi në tipin e fjalive të paplota pa kallëzues dhe fjalitë e pagjymtyrëzueshme mungon një kallëzues i realizuar fonetikisht(Çeliku et al., 1997, pp. 402–410).
-
Termi periudhë është përdorur nga Xhuvani (1933), Sheperi (1927), Domi (1954), Buholc & Fidler (1987), Memushaj (Memushaj, 2003, 2008), Topalli (2011), etj. Si variant i këtij termi gjendet edhe periodë (Cipo, 1952).
-
Th. Dhima (Dhima, 2005, f. 133) përdor kundërvënien fjali e thjeshtë – fjali e përbërë për të dalluar fjalinë që ka vetëm një kallëzues nga ajo që ka dy a më shumë të tillë. Termi fjali e përbërë hyri në gjuhësinë tonë nga J. Rrota.
-
Për t’iu referuar fjalisë së përbërë, kupto periudhës, përdoret rëndom edhe termi frazë, i përdorur së pari nga M. Domi.
-
Këto çështje do të trajtohen me hollësi në sythet vijuese.
-
Në fjalitë që nuk përbëjnë një pohim, siç janë fjalitë pyetëse dhe urdhërore, kuptimi nuk mund të konsiderohet i plotë sepse përfshihet qëndrimi i folësit ndaj propoziconit të shprehur.
-
Kujtojmë që propozicioni shpreh gjithnjë vërtetësinë e një fakti.
-
Simboli pro përfaqëson një kategori emërore fonetikisht zero, ndërsa PRO është një kryefjalë e kontrolluar nga kryefjala e fjalisë drejtuese (Buxheli 2007, 106-107).
-
Numri i roleve semantike të përcaktuar për një njësi të caktuar gjuhësore mund të arrijë në njëzetë ose dhe më shumë, në varësi të mënyrës se si konceptohen dhe përkufizohen rolet semantike.
-
Duhet pasur kujdes me atë çka konsiderohet rrethanor. Në gjuhësinë bashkëkohore konceptimi dhe klasat e rrethanorëve ndryshojnë shumë nga ato që njeh Gramatika e Akademisë. Për më shumë shiko monografinë e Kananaj mbi rrethanorët në gjuhën shqipe (2015).
-
Në punime tona të mëparshme jemi përpjekur të bëjmë dallimin midis elementeve të domosdoshme dhe fakultative në strukturën e fjalisë, por nuk mund të pohojmë se kemi arritur ta zgjidhim përfundimisht problemin. Marrja parasysh e aspektit semantik paraqitet e domosdoshme në trajtimin e kësaj çështjeje.

Загрузки
Опубликован
Как цитировать
Выпуск
Раздел
Лицензия
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

Это произведение доступно по лицензии Creative Commons «Attribution-NonCommercial-ShareAlike» («Атрибуция — Некоммерческое использование — На тех же условиях») 4.0 Всемирная.