Tradita dhe trashëgimia islame në Kalanë e Dodës

Autorët

  • Beqir Shehu

Abstract

Pesëmbëdhjetë fshatrat e bashkësive blegtorale të krahinës së Kalasë Dodës shtrihen ne zonën veri-lindore te Shqipërisë, në veriperendim te masivit malore te Korabit. Kalaja e Dodës, me pozicionin e saj gjeostrategjik shumë të rëndësishëm nga ku sigurohet lidhja më e shkurtuar dhe më e lehtë midis Ultësirës bregdetare e Luginës së Drinit të Zi me Kosovën e Pellgun e Pollogut, me kullotat alpine nga më të mirat në të gjithë zonën e Ballkanit Perendimor. Me sukses banorët e kësaj krahine që në lashtësi kanë mbarshtuar delen rude.
Jeta fetare në fshatrat e krahinës Kala e Dodës, është e lidhur ngushtë me besimin e tre shtresave fetare; parakristjane, kristjane e islame, të cilat kanë përftuar një sinkronizim të dalluar mirë e që çfaqet në të gjitha sferat e jetës.
Besimi islam, i bazuar në parimin e unitetit të shpirtit e materjes, forma më e lartë e të cilit është jeta njerzore, gjeti aq përshtatëshmëri dhe pika takim me proçeset e zhvillimit të jetës, të zakoneve e traditave të banorëve të krahinës së Kalasë së Dodës, sa duket sikur vetë jeta e këtyre banorve e gjeti rrugën e Islamit.
Zhvillime të dukshme të përhapjes së islamizimit në krahinën e Nahijes së fshatrave të Dibrës (Kalasë së Dodës) filluan që në periudhën e Sulltan Sulejmanit (1527- 1565), i cili me reformat e guximëshme ushtarake e administrative krjoi një mjedis të sigurtë pune dhe veprmtarie shoqërore në të gjitha skajet e perandorisë.
Për blegtorët e Kalasë së Dodës, rruga e shtegëtimit të blegtorisë për në kullotat dimrore në brigjet e Egjeut, njohu sigurinë më të madhe dhe njëkohësisht solli edhe kontaktet e para me fenë islame, parimet e së cilës përshtateshin në mënyrë të përsosur me veprimtarinë e punen e blegtorëve dhe me mënyrën e jetesës së tyre.
Ndërtimi i xhamive dhe teqeve në 15 fshatrat e krahinës, si dhe hapja e shkollave fetare (mejtepeve) pranë tyre, ku jepnin mësim intelektual të njohur të klerit mysliman, në bashkëveprim me shehëlerët e teqeve, të cilët me interpretimet dhe predikimet e tyre krijuan një mjedis fetar, larg intolerancës e fanatizmit doktrinor, ku parimet e Islamit gjetën një shtrat të përbashkët dhe pika të shumta kontakti me kulturën e jetesës dhe zakonet e traditat e kësaj krahine.

Keywords:

tradita islame, trashëgimia islame, Kalaja e Dodës, jeta fetare, xhamitë

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Përzhita, Luan. Kështjella e Pecës në periudhën e antikitetit të vonë dhe në mesjetë, “Iliria”, 1, 1960.

  2. Johann G. von Hahn. Nëpër viset e Drinit, kapitulli “Radomira”. Tiranë, 2001.

  3. Mazreku, P. “Relacion i vitit 1638”, në, Relacione mbi gjendjen në Shqipërinë Veriore dhe të Mesme, II (1635- 1650) Tiranë, 1965.

  4. Hoxha Shefqet. Kërkime për besimet fetare në Lumë. Tiranë, 2005.

  5. Selami Pulaha. “Krahina e sanxhakut të Dukagjinit gjatë shek. XVI, në “Studime Historike”, 3, 1973.

  6. E. Durham. Brenga e Ballkanit (Shqipëria e Epërme). Tiranë, 1998.

  7. Hasan Kaleshi. “Veliki Vezir Sinan Pasa” në “Gjurmime Albanologjike ”, nr. 2, 1965.

  8. Historia e popullit shqiptar, Tiranë, 2002.

  9. Hasan Kaleshi. “Vilajeti i Prizrenit” në, ”Përparimi”, nr. 2, Prishtinë 1967.

  10. Alia Izetbegoviç. “Islami midis Lindjes e Perëndimit”, Sarajevë 1990, Kap.: “Islami dhe jeta”.

  11. Ali M. Basha. Islami në Shqipëri gjatë shekujve.

Published

2023-12-30

How to Cite

Shehu, Beqir. 2023. “Tradita Dhe trashëgimia Islame Në Kalanë E Dodës”. Univers 17 (17):152-66. https://www.albanica.al/univers/article/view/3178.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore