Familje dinjitoze në Kosovë dhe në diasporë

Autorët

  • Emirjona Kraja

Abstract

Artikulli fokusohet në përshkrimin e një familjeje kosovare patriotike në diasporë, e cila ka jetuar nje varfëri të thellë dhe ka përballuar me vështiresi presionet e shumta dhe dhunen e eger serbe, gjatë një periudhe disavjecare, kur kryefamiljarin e kërcënonte burgimi i sigurt, për veprimtarinë e shquar që zhvillonte në fushën e arsimit. Si mësues dhe drejtues i shoqërisë civile në një institucion shumë të gjerë, ai kishte braktisuar sistemin arsimor të pushtuesit serb, duke i shndërruar shtëpitë shkolla. I gjendur nën këtë presion, me një familje me gjashtë fëmijë të ndodhur përballë shume vështirësish, deri në drejtimet me elementare në rregullimin e fëmijeve, emigroi në Austri, ku falë vëmendjes së autoriteteve austriake, gradualisht u kapërcyen vështiresi komplekse të integrimit.

Në artikull paraqitet familja Mehmeti dhe përpjekjet e saj për stabilizim, integrim dhe arsimim të fëmijëve në nivele të larta e cilësore , deri në kualifikime pasuniversitare, në specializime perballe profesorateve te larta ne Austri e ne Japoni, duke realizuar edhe doktoratura.
Autorja i prezanton keto raste si shembuj frymezues per vajzat shqiptare jo vetem ne Austri e ne Kosove, por edhe me gjere, duke synuar te ndertoje modele konkrete per emancipimin e femrave shqiptare, kudo qe nodhen. Kjo perben edhe kolonen vertebrale te artikullit.

Keywords:

familje, Kosovë, diasporë, Austri, familja Mehmeti

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Kraja, Emirjona. Mësuesi krijues.Monografi socialpedagogjike, Tiranë, 2016.

  2. Kraja, Musa. Pedagogjia, Shkolla Shqipe me Program Plotësues, Tiranë, 2013.

  3. Mehmeti, Hazir.Arsimi shqip në Austri 1987-2012, Prishtinë, 2013.

  4. ALBANELLU. Revista “Shqiptari”, Bukuresht, nr, 11, 2014.

  5. Shatri, Bajram. Arsimi shqip në Kosovë, 1990-1999.

  6. Tahiri, Bedri. Azem Bejte Galica. Prishtinë, 2005.

  7. Mehmeti, Hazir.: Abetare shqipe në Austri. Prishtinë, 2013.

  8. Kraja, Musa, Sa merresh me fëmijën tënd?, Tiranë, 2008.

Published

2023-12-30

How to Cite

Kraja, Emirjona. 2023. “Familje Dinjitoze Në Kosovë Dhe Në Diasporë”. Univers 17 (17):168-74. https://www.albanica.al/univers/article/view/3179.

Numër

Section

Horizonte Shoqërore