Muhamedi alejhis-selam – një model në komunikim me njerëzit
Abstract
Ata që kishin mundësi për të studiuar komunikimin në nivel akademik, e dinë se sa teori, libra, studime ekzistojnë në procesin e ndërlikuar të komunikimit njerëzor.
Modelet perëndimore origjinale të komunikimit – verbale, grafike, ose matematike – e kanë shumë të vështirë për të përshkruar aspektet strukturore, funksionale dhe teknike të këtij fenomeni.
Megjithatë, shembulli më i mirë i një akti të komunikimit dhe në marrëdhëniet me njerëzit, mund të fitohet nga jeta e Profetit Muhammed a.s.
Në të vërtetë, në praktikat mjedisore të Profetit, ne shohim se ai ishte shembulli më i mirë në trajtimin e njerëzve.
Aftësitë e tij të komunikimit, me sjellje unike dhe interesante, gjithmonë i sjellshëm dhe i buzëqeshur, bënë që Profeti (alejhis-selam) të arrijë të fitojë zemrat e njerëzve që ishin përreth tij, si dhe të gjithë atyre që erdhën në kontakt me të.
Nga sjellja e tij praktike dhe komunikimi me njerëzit, ne mund të nxjerrim një mësim të rëndësishëm, e kjo është që audienca e një mësuesi me aftësi të rralla komunikuese, duhet t’i vë në funksion të gjitha shqisat, për të nxjerrë kuptime të sakta dhe mësime të rëndësishme. Kjo është arsyeja se pse njerëzit rreth Profetit Muhammed (alejhis-selam) u transformuan në pak vite dhe arritën të ndërtojnë një civilizim madhështor.
Atëherë, ndoshta edhe ne duhet të ndjekim të njëjtën rrugë sot. Pra, nuk mjafton të lexojmë e të mësojmë përmendësh thëniet e Profetit (alejhis-selam), por është e rëndësishme që t’i ndiejmë efektet pozitive të këtyre thënieve në zemrat dhe mendjet tona, dhe t’i praktikojmë ato në jetën reale.



