Probleme socialpsikologjike me adoleshentët me prindër të divorcuar
Abstract
Divorcet janë një dukuri e zakonshme në jetën e përditshme bashkëshortore.
Në vendin tonë, vitet e fundit kurba e divorceve është në ngritje. Po rritet numri i grave që kërkojnë të ndahen, të divorcohen. E gjejmë në të gjitha mjediset, por më shumë në qytet.
Divorci ka ndikimin negativ, jo vetëm te prindërit (çift), por dhe te fëmijët e tyre.
Adoleshentët që e kanë përjetuar ndarjen e prindërve, në këtë periudhë janë më të ndjeshëm. Janë në një moshë që i kuptojnë pasojat e ndarjes. Janë të rritur dhe e ndiejnë veten të fyer para bashkëmoshatarëve të tyre. Kanë folur për prindërit e tyre me superlativa, kurse tani nuk dinë çfarë të thonë. Janë në moshën që kanë nevojë më shumë për këshillat, sugjerimet dhe ndihmën e të dy prindërve, kurse tani njeri u mungon.
Në 76.2% të rasteve te kjo kategori fëmijësh mbizotëron mërzia, melankolia, trishtimi, pasiguria për jetën, pesimizmi.
Këshillat e të dy prindërve, ndihma e vazhdueshme e tyre, kujdesi i tyre i pandërprerë i pjek më shumë adoleshentët, i bën ata më rezistentë dhe më të aftë për të kapërcyer vështirësitë e moshës e të jetës. Kur ajo është e pjesshme, gjendja shpirtërore e tyre përkeqësohet.
Adoleshentët, në varësi të marrëdhënieve që ata kanë me prindërit jashtë shkollës dhe të marrëdhënieve të vetë çiftit që është ndarë, reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj prindit, me të cilin nuk jetojnë, kur ai vjen në shkollë.
Kur prindërit nuk u ushqejnë urrejtjen për njëri-tjetrin (pavarësisht se janë ndarë, por i edukojnë me dashurinë për babain apo nënën, e presin me kënaqësi takimin (Në 35,8% të rasteve).
Pak për një shoqëri të civilizuar. Kjo tregon se përgjithësisht marrëdhëniet midis burrit e gruas, kur ata divorcohen, janë të acaruara, mungon mirëkuptimi midis tyre dhe kjo ndikon edhe te fëmijët (në varësi me cilin prej tyre jetojnë).
Keywords:
familja, jeta bashkëshortore, divorci, ndikimi, fëmijëtDownloads
References
-
Alberoni Francçesko, “Të dua”, ShB “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2001.
-
Cvajg, S. “Frojdi”, ShB “Fan Noli”, Tiranë 1992.
-
Dolto, Fransuaze “Adoleshenca”, Uegen 2003.
-
Libri “Të rinjtë pyesin”, Tiranë 1996.
-
Mill, “Mbi lirinë”, Pejë 1998.
References
Alberoni Francçesko, “Të dua”, ShB “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2001.
Cvajg, S. “Frojdi”, ShB “Fan Noli”, Tiranë 1992.
Dolto, Fransuaze “Adoleshenca”, Uegen 2003.
Libri “Të rinjtë pyesin”, Tiranë 1996.
Mill, “Mbi lirinë”, Pejë 1998.



