Vëll. 14 No. 33-34 (2025): Diskutime

KONFERENCA NDËRKOMBËTARE

“ZHVILLIMI I ARSIMIT KOMBËTAR DHE GJUHA SHQIPE”

 

Dr. Valbona Nathanaili, Kolegji Universitar “LOGOS”

Prof. Arsim Sinani, Universiteti i Prishtinës

Parathënie

Konferenca Ndërkombëtare “Zhvillimi i Arsimit Kombëtar dhe Gjuha Shqipe” u mbaj në Manastir, Maqedoni, më datat 18-19 nëntor, 2024, në mjediset e Muzeut të Alfabetit.

Konferenca u konceptua jo vetëm si një mundësi për të përkujtuar përpjekjet për konsolidimin, forcimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe, por edhe si një platformë për të bashkërenduar kërkimin shkencor në fushën e historisë së gjuhës shqipe, kulturës dhe arsimit shqiptar. Një falënderim të veçantë për organizatorët e kësaj ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme, për gjithë procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të konferencës, që rezultoi me një pjesëmarrje të më shumë se 50 autorëve, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra, si dhe për Komitetin Shkencor të konferencës, që nën drejtimin e Zait Aliut, drejtor i Muzeut të Alfabetit, Manastir (Bitola), Maqedoni e Veriut, i dhanë konferencës frymën e dëshiruar të bashkëpunimit, ndërkohë që ditën të ruajnë me rreptësi filtrat e cilësisë së punimeve të prezantuara.

Punimet e përfshira në këtë botim i janë nënshtruar një procesi përzgjedhës në përputhje me kërkesat e botimit në një revistë shkencore. Në varësi të tematikës, punimet janë grupuar në tre kapituj. Në kapitullin e parë, “Shkolla shqipe”, do të gjeni gjashtë artikuj, ku diskutohet për rrugëtimin e shkollës shqip, përpara dhe pas formimit të shtetit shqiptar, fokusuar në disa raste edhe në emra e kontribute individuale, si Branko Merxhani dhe Kushe Mica, për politikat që kanë formësuar arsimin shqiptar në periudha të ndryshme kohore dhe ndikimin që kanë luajtur në shtet-formim. Në kapitullin e dytë, “Gjuha Shqipe”, janë përfshirë gjashtë punime, me një tematikë të larmishme, ku merren në analizë sfidat dhe ofrohen zgjidhje për problematikat e ndryshme, bashkudhëtare të përhershme në rrugëtimin e shqipes në veçanti dhe të çdo gjuhe në përgjithësi, përfshirë ditët e sotme. Në kapitullin e tretë, “Figura dhe Personalitete”, do të gjeni përsëri gjashtë artikuj, ku trajtohet biografia, vepra e kontributet e disa prej figurave e personaliteteve shqiptare, që me veprën e tyre kanë ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme historinë e zhvillimit tonë, duke theksuar që disa dokumente botohen për herë të parë.

Përgatitja e këtyre punimeve nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e kolegëve, Zait Aliu, Drejtor i Muzeut të Alfabetit të Manastirit; Prof. Dr. Elvira Fetahu, Rektore e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”; PhD (c) Dorina Daiu, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit; Z. Granit Osmani, Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Shkup; Prof. Asoc. Dr. Naim Berisha, Drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës; Prof. Asoc. Dr. Meleq Shopi, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

 

Diskutime
ISSN: 1857-825X
Vëll. 14 No. 33-34 (2025)
Published: 2025-09-20

RRUGËTIMI I SHKOLLËS SHQIPE NË SHEKUJT XVII-XIX Sipas studiuesve shqiptarë

Eranda Halluni Bilali , Nertila Haxhia Ljarja
7-19

ARSIMI NË SHKODËR I SUBVENCIONUAR NGA PERANDORIA AUSTRO-HUNGAREZE GJATË PERIUDHËS 1908-1912 Nga Revolucioni Xhonturk deri në Shpalljen e Pavarësisë

Marsel Nilaj
20-32

SHTETFORMIMI PËRMES ARSIMIT Analizë kritike e ligjeve arsimore të viteve 1921–1922 në Shqipëri

Valbona Nathanaili
33-39

POLITIKA E JASHTME ITALIANE DHE PROGRAMI I ISMAIL QEMALIT PËR ARSIMIN NË SHQIPËRI

Erarba Çiraku
40-46

BRANKO MERXHANI DHE KUSHE MICA Dy këndvështrime të ndryshme dhe një qasje e përbashkët për edukimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe

Bora Logu , Ermira Ymeraj
47-60

IDEOLOGJIA DHE LEKSIKU NË TEKSTET MËSIMORE TË GJUHËS SHQIPE PARA VITIT 1990 (Rast studimi: Gjuha shqipe V )

Orjeta Baja, Irida Hoti
61-70

PIKËPAMJET DHE KONTRIBUTI I GJERGJ FISHTËS PËR GJUHËN STANDARDE SHQIPE

Elona Çeçe, Lindita Kaçani
71-75

NDIHMESA E REVISTËS ‘PËRPJEKJA SHQIPTARE’ PËR GJUHËN SHQIPE

Shkëlqim Milaku
76-82

PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE NË EDICIONET E LAJMEVE NË RADIO-TELEVIZIONIN E MAQEDONISË SË VERIUT DHE NË ALSAT M

Adelina Xhaferri , Esmije Veseli
76-82

SHQIPJA NËN EFEKTIN E GLOBALIZIMIT BRENDAETNIK DHE NDËRETNIK

Behar Hoxhaj
93-97

SFIDA E GJUHËS SHQIPE DHE TEKSTET SHKOLLORE SHUMË GJUHËSH

Agim Leka
98-104

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT Mediat në rolin e shkollave

Laura Papraniku Bejtullau
105-1122

NGA KONGRESI I MANASTIRIT TE REPREZALJET E REGJIMIT KOMUNIST

Dorina Daiu , Arsim Sinani , Rudina Mita
113-117

FAMILJA DAKO DHE KONGRESI I MANASTIRIT Nga promovimi i alfabetit te persekutimi në regjimin komunist

Dorina Daiu , Florinka Gjevori , Helidon Sokoli
118-122

ALEKSANDËR XHUVANI, PERSONALITET I SHQUAR I ALBANOLOGJISË DHE I KULTURËS KOMBËTARE SHQIPTARE Prurjet dhe ndihmesat e tij të vyera për pasurinë leksikore të zonës së Elbasanit në veprën: A. Xhuvani, “Fjalori i Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 2020

Meleq Shopi, Rubin Zemon, Denis Himçi
123-129

FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP Mbi kontributin e rilindasve dhe Stambollin, kryeqendrën e Perandorisë Osmane

Xhemile Abdiu
130-134

NJË PËRPJEKJE PËR PËRVIJIMIN E RILINDASIT SHQIPTAR ALUSH SARAÇI NDËRMJET VITEVE 1895-1909

Heral A. Saraçi
135-138

Instituti “Kyriaz” nga gur themeli i arsimit kombëtar shqiptar në tempull i trashëgimisë kulturore e historike, që ka nevojë për mbrojtje e konservim

Edlir Orhani
146-154